Basha, në epërsi të ngushtë ndaj Ramës

Basha, në epërsi të ngushtë ndaj Ramës

Numërimi i votave në njësitë e ndryshme në Tiranë ka bërë që dy kandidatët për bashkinë më të madhe në vend të jenë vetëm pak vota larg nga njëri tjetri.
Nga 179 kuti të numëruara nga 485 që janë gjithsej kandidati i koalicionit “aleanca për qytetarin” Lulzim Basha kryeson me 8 vota ndaj kandidatit të PS-së Edi Rama.
Kështu sipas rezultateve të deritanishme kandidati i djathtë Basha ka marrë 45609 vota kundrejt rivalit të tij Edi Rama i cili ka marrë 45601 vota.
Ndërkaq, pas mesnatës, Partia Demokratike ka arritur të përmbysë rezultatin elektoral edhe në Durrës. Tashmë, sipas të dhënave të KQZ-së, është kandidati i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, që udhëheq në garën ndaj kryetarit aktual (PS), Vangjush Dako. Nga numërimi i 15 % të votave, prinë kandidati i PD-së me 50.3 %, kurse ai i PS-së ka 49.70%.
KQZ ka konfirmuar mbylljen e procesit të numërimit të votave për 21 bashki.
Ndër to, Aleanca për të Ardhmen e kryesuar nga PS ka fituar 13 bashki, kurse Aleanca për Qytetarin PD – LSI ka fituar 8 të tjerat.
Bashkitë ku u mbyll procesi i numërimit të votave janë: Gjirokastër, Himarë, Gramsh, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Ballsh, Burrel, Maliq, Peshkopi,Sarandë, Rubik, Rrogozhinë, Sarandë, Ersekë, Pukë, Lezhe, Kukës, Bilisht, Leskovik.
Në disa njësi bashkiake procesi i numërimit është pezulluar gjatë natës ndërkohë që pritet të nisë mëngjesin e sotëm.