Rritet numri i celularëve në treg

Rritet numri i celularëve në treg


Nëse krahasohen të dhënat e këtij viti me ato të vitit të kaluar për tre muajt e parë të vitit, numri total i telefonave celularë të ofruar është më i madh për rreth 20 për qind, njoftojnë analistët e “IDC-së”. Tregut në tërësi i janë ofruar, janë shpërndarë, 371.8 milionë pajisje të këtilla.
Si arsye themelore në rritjen e celularëve të shpërndarë nëpër botë në “IDC” e shohin në kërkimin më të madh për të ashtuquajturit telefona të mençur. Pra, tre muajt e parë të këtij viti siç thamë edhe më lartë janë më “të fortë” për shifrën prej 20 për qind sesa muajt e njëjtë të viti të kaluar.
Fituesi më i madh i këtij tremujori të parë pa dyshim që është iPhone i “Apple-s” hisja e të cilit është rritur dhe tani përfshin pesë për qind. “Suksesin më të madh iPhone gjatë kësaj periudhe e arriti në tregjet e Amerikës së Veriut dhe në Evropën perëndimore”, potencojnë në “IDC”.
Nga ana tjetër, tre lojtarët udhëheqës në tregun e celularëve kanë shënuar rënie. Hisja e “Nokia-s” ka rënë nga 35 në 29 për qind, “Samsung” ka rënë në 19 për qind, ndërsa hisja e “LG-së” në këtë tremujor ka rënë në 6.6 për qind.