Kurti: Thaçi e ka të sigurt pushtetin

Kurti: Thaçi e ka të sigurt pushtetin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, konsideron se të gjitha të ligat që po i vijnë Kosovës kohën e fundit, janë si pasojë e mungesës së sovranitetit, ndërsa përfshirjen e Kosovës në negociata me Beogradin, ai e quan tradhti.
Në një intervistë dhënë gaztës “Zëri”, lideri i Vetëvendosjes, akuzon kryeministrin Hashim Thaçi dhe shokët e tij, si politikanë të pandreqshëm që për objekt e ka përfitimin personal dhe jo çështjen kombëtare.
“Hashim Thaçi e ka të sigurt pushtetin aq sa është efektiv në procesin negociator dhe në atë të privatizimit”, thotë Kurti, i apostrofuar në opinion si “rebeli urban”. Po ashtu Kurti adresoi një varg akuzash në drejtim të procesit dialogues me Serbinë.
Ky proces, sipas tij, është bërë me një qëllim, që t’i krijojë favore Serbisë dhe të ndalojë zhvillimin e Kosovës. Ndërsa paralajmërimin e ardhjes së Borko Stefanoviqit në Kosovë, Kurti e konsideron provokim, që duhet të ndalet.
“Të gjithë ne kemi përgjegjësi të reagojmë si qytetarë dhe subjekte kur na shkelet dinjiteti. Lëvizja jonë është kategorikisht kundër kësaj vizite poshtëruese për qytetarët e Kosovës”, tha Kurti, duke mos paralajmëruar ndonjë protestë kundërt tij.