Kandidati i “Aleancës për të Qytetarin”, Lulzim Basha për bashkinë e Tiranës ka dalë në një konferencë për shtyp i cili shprehu siguri në fitoren e tij.
Fillimisht Basha ka falenderuar komisionerët, numëruesit si dhe vëzguesit të cilët kanë qenë në gatishmëri në mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave.
”Falenderoj gjithë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit që kanë punuar për një proces të rregullt e korrekt. E di që shumë prej jush janë të lodhur. Ne kemi parë dhe po shohim demokracinë të funksionojë”- ka thënë Basha,
Basha ka deklaruar se këto ditë po funksionon demokracia.
"Qytetarët pavarësisht bindjeve e meritojnë, është koha të bashkohemi rreth interesit qytetar, sepse të gjithë duam që cdo votë të numërohet dhe rezultati të reflektojë votën”- ka thënë ai
Ai është shprehur se është i sigurtë në fitore edhe pse ka ende shumë vota për të numëruar.
“Asnjë kandidat nuk duhet të paragjykojë rezultatin pa u numëruar edhe vota e fundit”- tha ai,
Më tej Basha tha se ndërkombëtarët po vëzhgojnë më kujdes se si po shkon numërimi në Tiranë.
“Sytë e të gjithë botës janë drejtuar në Tiranë”.
Në përfundim Basha i ka bërë thirrje të gjithëve që të vazhdojnë numërimin pa vonuar që të mbarojë sa më shpejt.