Depp pëlqen rolin e Jack Sparrow

Johnny DeppJohnny Depp thotë se atij i pëlqen të luajë rolin e piratit në serinë e filmave “Piraes of the Caribbean”.

Zemërthyesi i Hollywoodit thotë se ai dëshiron të vazhdojë të luajë rolin e kapitenit Jack Sparrow në filmat “Pirates of the Caribbean” dhe nuk dëshiron që mosha ta pengojë në këtë drejtim.

“Me një karakter si Kapiteni Jack ju ndjeni se mund vetëm të vazhdoni më tej. Mundësitë janë të pafund dhe pa limite. Ka mundësi të çmendurisë dhe absurditetit që mund të nisni, andaj ndjeheni ashtu, me këtë karakter ju kurrë nuk përfundoni”, ka thënë aktori.

Depp së fundi tha se ai ka pasur frikë nga insektet derisa kishte xhiruar “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”.