Rihanna dhe Chris Brown mund të mos jenë bashkuar përsëri, por ata janë të lidhur virtualisht. TMZ ka zbuluar se dy ish të dashuruarit së fundmi kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në Twitter.
Natyrisht kjo është gjë e madhe për relacionet e tyre, kur dihet shumë mirë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën . Megjithatë, kjo nuk mund të konsiderohet si arsye për të spekuluar për një ribashkim, duke marrë parasysh se në Twitter nuk mund të bisedosh, por thjeshtë të shikosh çfarë shkruan me 140 shkronja ai që ndjek ti.
Dhe Rihanna reagoi shpejtë për ta mohuar ribashkimin, pasi një fans i saj e pyeti në Twitter nëse ka rivënë marrëdhëniet me Brown.
“Është i mallkuari Twitter. Qetësohuni”, theksoi Rihanna.