
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka takuar sot në New York sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon. Sekretari i përgjithshëm Ki-moon – siç thuhet në një komunikatë të MPJ-së – ka përgëzuar ministrin Hoxhaj për progresin e Kosovës në vitet e fundit. “Unë mbështes zhvillimet pozitive në Kosovë”, ka thënë Ki-moon. Ministri Hoxhaj ka informuar sekretarin Ban Ki Moon për zgjedhjet e fundit dhe krijimin e një qeverie shumetnike dhe profesionale, shkruan Zëri. “Pavarësia e Kosovës ka prodhuar paqe dhe stabilitet në rajon. Në tri vjetet e fundit Republika e Kosovës ka implementuar pakon e presidentit Ahtisarit, i cili ka qenë i dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm si dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj./Aktiv