Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e gjashtë zyrtarëve të njësisë speciale të saj. Aksioni i policisë, i cili sipas burimeve të gazetës “Zëri” është duke vazhduar, ka ngjarë në tri regjione të ndryshme të Kosovës.
Këto burime kanë njoftuar se policët e arrestuar nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare, aktualisht po merren në pyetje - ndërsa aksioni i policisë për kërkimin e provave shtesë është duke vazhduar.