Kontrata me “Bechtelin”, e rrezikshme për Kosovën


Autoritetet kanë injoruar këshillat ligjore të cilat paralajmëruan kundër nënshkrimit të kontratës me “Bechtel&Enka” për ta ndërtuar autostradën e parë të shtetit, të cilat gazeta “Prishtina Insight” i bazon në një dokument që e ka siguruar. Marrëveshja për ta ndërtuar autostradën e parë të Kosovës, me vlere prej 700 milionë eurosh, ka një peshë të madhe në favor të kontraktuesit “Bechtel&Enka”, duke shkelur kështu kushtet e kontratës, thënë kështu sipas këshilltarëve ligjorë të qeverisë.

Një dokument i hartuar nga Eversheds, një firmë ligjore prestigjioze në Britani, u soll nga qeveria për të ndihmuar me negociatat, të cilin “Prishtina Insight” e ka siguruar, ka paralajmëruar se nënshkrimi i kontratës mund të jetë “tejet i rrezikshëm”. Firma ligjore ka cekur qartë disa zona, ku kontraktuesi standard për projekte ndërtimore të mëdha, Federata për Konsultime Inxhiniere [Federation of Consulting Engineers], “Red Book,” ka përfunduar në “njëanshmëri të plotë”.
Kompania i ka ofruar këshillat në fund të muajit janar të 2010-ës. Mirëpo, kontrata përfundimtare nuk ishte nënshkruar deri në prill të 2010-ës, burime të afërta me procesin e negociatave kanë pranuar se shumica e sugjerimeve të Eversheds nuk janë zbatuar.
Kjo po ashtu është vërtetuar edhe me vetë analizën e “Prishtina Insight” të dallimeve të cekura te dispozitat problematike dhe ato në kontratën finale, e publikuar javën e kaluar nga partia në opozitë, Vetëvendosje.
Një tender për ta ndërtuar autostradën e parë në Kosovë, duke i lidhur Morinën nga kufiri i Shqipërisë me Merdarin te kufiri serb, ishte shpallur qysh në shtator të 2009-ës. Rruga ishte hartuar që t’i lidhë autostradën e parë të Shqipërisë, gjithashtu e ndërtuar nga “Bechtel&Enka” që u përfundua në 2009, për ta formuar të ashtuquajturën “autostradë patriotike” prej Prishtinës deri në Tiranë.
Që nga fillimi, “Bechtel&Enka” ishte parë si ofertuesi më i preferuar për t’i zbatuar punimet në Kosovë, pra pati shumë pak të befasuar kur qeveria në janar 2010, deklaroi se partneriteti amerikano-turk është fitues.
Ofertuesi tjetër i vetëm, Strabag nga Austria, kishte ofruar çmim prej 1.3 miliard euro për tërë autostradën. Por, duke u bazuar në dokumentin që e ka siguruar kjo gazetë, Eversheds e kanë paralajmëruar qeverinë se oferta e “Bechtel”-it i ka shkelur rregullat e tenderit dhe kanë sugjeruar se mund të ndodhë që prokurimi i tenderit të rishqyrtohet.
Siç duket ky sugjerim është injoruar. Ndërsa qeveria kosovare kishte parashikuar se ofertuesit duhet të kenë çmim fiks për punët, “Bechtel&Enka” propozoi që një ofertë “përmbledhëse” –duke i përfshirë çmimet e materialeve për njësi por jo një kosto totale.
“Tenderi i kompanisë të përbashkët, ‘Bechtel&Enka’ nuk është në përputhje me dosjen e tenderit,” shkruan Eversheds. “Bechtel&Enka” thjesht e ka injoruar kushtin për të siguruar dizajnin dhe ndërtin zgjedhje (çmim fiks i shumës të madhe)”. Oferta origjinale e 400 milionë eurove, Eversheds paralajmëruan se nuk është “asgjë më shumë se një vlerësim ndërtimi”.
Eversheds shkruan se vendimi për pranimin e kontratës të paqëndrueshme ka sjellë deri më “inspektime nga ligji i prokurimit” duke thënë se mund të jetë e nevojshme të njoftohen ofertuesit-tenderuesit tjerë potencialë për tender.“Ata gjithashtu mund të dëshirojnë të jenë të lënë me kushte të ndryshme tenderuese”, shkruan firma ligjore.
Andrea Capussela, deri kohët e fundit njëri nga diplomatët e lartë që punojnë në Kosovë, specialist i ekonomisë, tha që ai po ashtu i ka vërejtur standardet luhatëse për tenderin shqetësues. Ai është pajtuar se marrëveshja është “me të meta serioze” dhe në “dëm të qeverisë kosovare”.
“Kontrata e ndërtimit ishte e negociuar pasi që u zgjedh ofertuesi fitues, kur fuqia për negociata e qeverisë ka qenë e dobët”, ka thënë ai për të përditshmen “Koha Ditore” muajin e kaluar. “Një proces konkurrues i ofertave do të duhej t’i shqyrtonte në bazë të krahasimeve të kushteve të kontratës, ashtu që përzgjedhja do të ishte bërë vetëm në çmim, shpejtësia e mbarimeve të punëve edhe në disa specifikime teknike.”
“Se sa do të rritet çmimi mbetet të shohim, dhe duhet të monitorohet prej së afërmi,” ka shtuar ai.
“Bechtel”: Propozimi i kompletuar
Zëdhënësja e “Bechtel&Enka”, Ela Ruçi, mbrojti ofertën e tyre duke thënë se ka qenë “një propozim i kompletuar që iu është përmbajtur kërkesave të dosjes së tenderit nga ana e qeverisë.”
“Duke u bazuar në zgjedhjet tona teknike dhe ofertës konkurruese, Qeveria e Kosovës e ka përzgjedhur ‘Bechtel&Enka’ si ofertues fitues në dhjetor të 2009-ës,” tha ajo për Prishtina Insight. “Bechtel&Enka” është krenare që ishte një ofertues i suksesshëm në këtë tender të hapur ndërkombëtar dhe transparent, të cilin e fituam si rezultat i ofrimit të çmimit më të mirë dhe zgjidhje më të mira teknike,” vazhdoi ajo.
“Ne tani po punojmë me qeverinë që ta shtrojmë autostradën në përputhshmëri me marrëveshjen tonë dhe ta përfundojmë fazën e parë sipas programit origjinal.”
Ministri i Ekonomisë, Bedri Hamza i tha “Prishtina Insight”-it se “Bechtel&Enka” i ka përmbushur të gjitha kriteret e tenderit. “Nëse kishte diçka gabim, të gjitha kompanitë ofertuese patën mundësinë që të ankohen tek organet kompetente,” tha ai.