Parlamenti Evropian: Zgjedhjet të rregullta

Delegacioni i Parlamentit Evropian i vlereson zgjedhjet e 8 majit te rregullta dhe te administruara ne menyre paqesore. Ne nje deklarate te publikuar nga delegacioni i BE-së në Tiranë, proçesi vleresohet pergjithesisht pozitiv.

Por delegacioni i PE-së konstaton në deklaratën e tij, mangësi të tilla si votimet familjare, vonesat në hapjen e qendrave të votimit, konfuzionin në kohën e mbylljes së një sërë qendrash votimi dhe vonesa në procedurat e numërimit.

Delegacioni i deputetëve të Parlamentit Evropian mendon që ndonëse votimi u krye në mënyrë të rregullt dhe të qetë, një sërë përmirësimesh do të rrisnin integritetin e procesit zgjedhor.

Ai u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira në procesin zgjedhor, të veprojnë me përgjegjësi dhe të mundësojnë pas zgjedhjeve rifillimin e reformave demokratike.

“Delegacion i deputetëve të PE-së zhvilloi takime me aktorët e përfshirë në procesin zgjedhor, kreun e Delegacionit të BE në Tiranë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medias. Nga këto takime delegacioni krijoi përshtypjen se skena politike në Shqipëri mbetet tejet e polarizuar”- thekson deklarata, cituar nga Deutsche Welle.