Njeriu "gjarper" nga Kosova


Një mashkull 19-vjeçar nga Kosova ka ikur nga një burg në Austri duke u perdredhur nëpërmjet vrimës për ushqim në dyert e dhomës së tij, ka njoftuar policia austriake.
Zëdhënësi i policisë së Lintzit, Alexander Niederwimmer, ka deklaruar se bëhet fjalë për një 19-vjeçar nga Kosova, që peshon më pak se 55 kilogramë, i cili ka ikur nga burgu i këtij qyteti. Se si ky i ri kosovar, i cili është burgosur për hyrje ilegale në shtet, është perdredhur nëpërmes dyerve tjera e ndoshta edhe përtej murit të burgut, do të tentojë të vërtetojë hulumtimi për njeriun “gjarpër”, siç e ka quajtur edhe vet zëdhënësi Niederwimmer.Aktiv