Lady Gaga, 10 milionë mbështetës në Twitter


Këngëtarja e famshme Lady Gaga është personi i parë që ka mbledhur 10 milionë fansa në Twitter. Këngëtarja me stilin e saj paksa të çuditshëm është një nga më të njohurat në ditët e sotme. Ajo tashmë ka mbi 10 milionë fansa vetëm në Twitter dhe është e para në botë që ka arritur këtë shifër, transmetojnë mediat amerikane. Lady Gaga ishte personi i parë me 9 milionë mbështetës në Twitter, dhe si rezultat i kësaj edhe personi më i famshëm në këtë rrjet social. Personi që zë vendin e dytë si më i ndjekuri në Twitter është këngëtari Justin Bieber, i cili ka 9.65 milionë mbështetës.

/aktiv