Kuçi: Harrojeni ndarjen e Kosovës


Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme ne Serbi Ivica Daçiç, në lidhje me ndarjen e Kosovës. Ai i ka quajtur të papranueshme deklaratat e zyrtareve serbe qe kohëve te fundit flasin për ndarje te Kosovës, duke i bërë thirrje njëkohësisht atyre qe të harrojnë opsionin e ndarjeve territoriale. Kuçi deklaroi se në lidhje me çështjen e statusit është diskutuar dhe vendosur një herë e përgjithmonë. Zyrtari Serb Daçiç deklaroi dje se nuk sheh zgjidhje tjetër përpos ndarjes, për të dal nga situata aktuale në Kosovë. Një deklaratë e tillë është kundërshtuar madje edhe nga vetë qeveria në Serbi, duke e quajtur si qëndrim privat të ministrit dhe nuk ka të bëjë më qeverinë e Serbisë. /aktiv