Jurgen Gjasula, futbollisti i njohur me origjinë Kosovare, ka lënë dje FSV Frankfurtin e Bundesligës së dytë për të firmosur me Duisburgun, ekipin finalist të Kupës së Gjermanisë.
25-vjeçari ka firmosur një kontratë dy vjeçare me ekipin e ” Zebrave”, që synon ngjitjen në radhët e më të mirëve. ” Jemi të lumtur që e kemi marrë, është një futbollist shumë i mirë”, tha drejtori sportiv i Duisburgut Bruno Hubner.
Gjasula ka pasaportë Shqiptare e Gjermane dhe nuk pranoi të luante për kombëtaren kuqezi.
