Ferguson: Scholes vazhdon edhe një vit

Trajneri i Manchester United, Alex Ferguson, pret që 36-vjeçari, Paul Scholes, të heqë dorë nga planet e tij për pensionim dhe të vazhdojë të paktën edhe një vit me Djajtë e Kuq.


I pyetur nga gazetarët para ndeshjes me Blackpoolin se a do të jetë kjo ndeshja e fundit për Scholes, Fergi tha: ”Nuk e besoj. Ne kemi biseduar dhe e kemi bindur atë që të qëndrojë edhe një vit. Megjithatë do të bisedojmë edhe njëherë në fund të stinorit”, tha Ferguson.
Scholes të martën do t’u bashkohet futbollistëve si, Beckham, Butt, Neville dhe të tjerëve nga “klasa e vitit 1992” në ndeshjen përshëndetëse të Gary Neville kundër Juventusit.