Diplomacia pa ambasadorë

Institucionet e vendit kanë “harruar” kohën se kur kanë shkëmbyer ambasadorin e fundit në ndonjë vend që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, si një nga veprimet më të rëndësishme për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.Presidentja Atifeta Jahjaga dhe Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) kanë lënë pas dore vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe shkëmbimin e ambasadorëve me shumë vende, që tashmë e kanë njohur Kosovën, shkruan Zëri.
Kosova vazhdon të jetë pa ambasador në Shqipëria dhe Slloveni, që nja dorëheqja e Anton Berishës nga Sllovenia, në dhjetor të vitit të kaluar dhe Gazmend Pulës nga Shqipëria, në gusht të vitit të kaluar.
Zyrtarë të MPJ-së nuk kanë qenë në gjendje për Zërin të specifikojnë se kur do të emërohen ambasadoret në këtë dy vende, por vetëm se kanë pohuar se gjithçka do të rregullohet në kuadër të konceptit të ministrisë për përfaqësimin e Kosovën në shumë vende të botës.Aktiv