Dikur e mbante titullin “tabloja e parë me Windows 7”, por dalëngadalë kishte filluar të fitojë “rrudha”, kështu që i kishte ardhur koha për ripërtëritje.
Archos tani ka prezantuar versionin e rifreskuar të tablosë së saj me Windows 7. Në versionin e ri, tabloja ka fituar përforcime në anën e procesorit dhe në ato për ruajtjen e të dhënave. Në të vërtetë, në vend të diskut 60 gigabajt, kjo tablo tani përdor SSD-n 32-gigabajt.
Edhe pse me kapacitet është gati dyfish më i vogël, SSD natyrisht se do të sjellë përmirësime sa i përket performancës, posaçërisht me rastin e leximit të aplikacioneve. Aty janë edhe 1 GB memorie. Po ashtu, ndjeshëm është përmirësuar edhe procesori. Tani e përdor versionin 1.2-gigaherc, Intel Atom.
Specifikat tjera kanë mbetur të njëjta sikurse më parë. Aty prapë është ekrani 9 inç me rezolucion prej 1.024 x 900 piksel, kamera me rezolucion 1.3 megapiksel, zmadhues zëri të integruar si dhe mundësia e riprodhimit të videove në rezolucion 1080p. Dalja e tij në shitje, pritet së shpejti.