Rexhepi: Nëse flitet për ndarje nuk do ketë dialog

Nëse delegacioni serb në bisedimet Kosovë-Serbi do të insistojë që të hapë çështjen e ndarjes së Kosovës, atëherë delegacioni kosovar nuk do të vijojë bisedimet, kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. 
Ideja për ndarjen e Kosovës është në kuadër të politikës zyrtare të Beogradit, ka thënë ministri Rexhepi . 

“Është shumë e qartë edhe nga Prishtina dhe nga faktorët ndërkombëtarë se çështja e ndarjes as që mund të vihet në tryezën e bisedimeve. Kosova në asnjë rast nuk do të hyjë në bisedime me Beogradin për çështje të tilla...nëse në tavolinën e bisedimeve do të tentohet që të hapet kjo temë, është obligim i palës kosovare që të lëshojë tryezën e bisedimeve”, ka thënë Rexhepi. 

“Ky dialog do t`i shërbejë qytetarëve të të dyja shteteve për lëvizjen e lirë, por edhe shtensionimin politik dhe përmirësimin e raporteve të bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Beogradit”, theksoi Rexhepi. 

Këto deklarata ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi i ka bërë në një deklaratë të mbajtur me studentët e Institutit për Studime Politike dhe Evropiane (ISPE). /aktiv