Kritikat e vazhdueshme të organizatave dhe institucioneve kosovare në adresë të EULEX-it, nuk po japin asnjë rezultat.
Madje në opinion është krijuar bindja se kritikat e fundit as që po i lënë “shenjë” EULEX-it, i cili është bërë imun ndaj çfarëdo kritike.
Përfaqësuesit e EULEX-it deklaruan se janë duke i zbatuar të gjitha rregullat dhe përgjegjësitë që janë të determinuara nga BE.
“Është e vërtetë se kohë më parë ka pasur kritika ndaj EULEX-it, por gjithashtu ka pasur edhe lëvdata për punën e misionit. Në demokraci individët mund të shprehin mendimet dhe kritikat e tyre, e nëse ato janë konstruktive atëherë misioni do t’i marrë parasysh, në mënyrë që të bëjë punën e vet në mënyrë edhe më të efektshme”, deklarojnë zyrtarë të EULEX-it.
Raporti i Institutit Ballkanik të Politikave (IPOL), një ditë më parë e kritikoi punën e këtij misioni evropian, duke treguar se besueshmëria në EULEX ka rënë dukshëm.
Lufta e fjalëve që kohëve të fundit po ndodh mes politikanëve të Kosovës dhe EULEX-it, sipas drejtorit të IPLO-it, Seb Bytyqi, ka ndikuar që qytetarët e Kosovës të humbin besimin te EULEX-i..