Pavarësia e Kosovës stabilizoi rajonin

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, i cili njëherësh është edhe zëvendëskryeministër, ka vlerësuar nxitjen e politikës rajonale të fqinjësisë së mirë nga ana e Shqipërisë, si një faktor i rëndësishëm që përshpejton edhe integrimin evropian.

Në një intervistë për revistën prestigjioze franceze “La Lettre Diplomatique”, ministri Haxhinasto veçon rëndësinë e pavarësisë së Kosovës, sfidat, efektet e saj pozitive dhe forcimin e bashkëpunimit me shtetin e ri të Kosovës, në të mirë të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.
Në fushën e reformave ekonomike, duke iu referuar burimeve të specializuara ndërkombëtare, Haxhinasto thekson se ekonomia shqiptare ka dinamikën më të shpejtë të rritjes në Europë, ndërsa përmend më tej masat e shumta për përmirësimin e klimës së biznesit, reformat fiskale, etj. Aktiv