James Berisha, piloti i njohur shqiptar, i cili me aeroplanin e tij privat udhëton nëpër vende të ndryshme të botës me qëllim lobimin për njohjen e Kosovës, ka pasur një aterim të detyruar dhe tejet të vështirë në një shkretëtirë të Sudanit.
Gjatë fluturimit të tij nga Port Sudan në Khartoum, diku 10-15 minuta pas nisjes, aeroplani i James pësoi një dëmtim serioz. Për shkak të motit shumë të nxehtë dhe aeroplanit të vjetër, cilindri i parë në anën e djathtë të motorit të aeroplanit është ndarë në dy pjesë dhe kështu James për 15 minuta u detyrua ta drejtojë aeroplanin pa motor.
Në ato momente James po fluturonte mbi një shkretërirë ku ishte i pa mundur aterimi, dhe fatmirësisht ai arriti të kontaktojë një pilot në një aeroplan tjetër, i cili i dha instruksione aeroplanit kosovar që aterojë në një rrugë.
Sipas faqes së tij zyrtare, aeroplani besohet të jetë i dëmtuar dhe dy orë pas aksidentit, një veturë që po kalonte aty pranë njoftoi policinë sudaneze.
James aktualisht është në një minierë pranë vendit të aterimit, nën përkujdesjen e minatorëve, përderisa aeroplani është në duart të policëve. Ai momentalisht gjendet në një moment kritik dhe nuk është e qartë çfarë mund të ndodhë me të.
“U bëjmë thirrje të gjithë atyre që kanë ndonjë kontakt në Sudan, apo që mund të ndihmojnë në ndonjë formë tjetër, ta bëjnë këtë sa më shpejtë që është e mundur. Vendi ku gjendet James në kuota gjeografike: Koordinatat – 18 shkallë 42 minuta dhe 10. 26 sekonda në Veri dhe 35 shkallë 22 minuta dhe 39 sekonda në lindje.”, thuhet në faqen e tij zyrtare Aktiv