Mbyllet takimi i G8-s: Gadafi të largohet

Në deklaratën përfundimtare në mbyllje të takimit dy ditor të nivelit të lartë të G8-të në Devil të Francës, udhëheqësit e vendeve më të industrializuara të botës, 

të njohur si Grupi i G8-tës, bënë thirrje për dorëheqjen e udhëheqësit libian, Moamar Gadafi, madje ata thanë se mund të japin deri në 40 miliardë dollarë ndihma për vendet arabe, që përpiqen të vendosin demokracinë, raporton VOA. 


Në krye të rendit të ditës ishin të ashtuquajturat kryengritje të Pranverës Arabe në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore ishin 

Në deklaratën përfundimtare me fjalë të ashpra të takimit të G8-tës thuhej se Gadafi 
“Gadafi nuk ka vend në të ardhmen e një Libie të lirë e demokratike. Ai duhet të largohet”, thuhet në deklaratën përfundimtare. 

Në deklaratë bëhet gjithashtu thirrje që t’i jepet menjëherë fund përdorimit të forcës kundër civilëve nga trupat libiane dhe thuhet se personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. 

Gjithashti, i bëhet thirrje qeverisë siriane që të ndalojë përdorimin e forcës e të kërcënimit kundër popullit sirian. 

Në të thuhej se vendet anëtare të G8-tës janë “të indinjuar” për vrasjen e shumë protestuesve paqësorë si dhe për shkeljet serioze e të vazhdueshme të të drejtave të njeriut. 

Vendet e G8-tës thanë se ishin shumë të shqetësuara edhe rreth dhunës në Jemen madje i bënë thirrje Presidentit Ali Abdullah Saleh të përmbushë premtimin e tij për të dhënë dorëheqjen. 

Në deklaratë u kërkohet qeverisë izraelite dhe asaj palestineze që të respektojnë marrëveshjet ekzistuese të bashkëpunimit dhe të mos ndërmarrin hapa të njëanshëm, që mund të dëmtojnë përparimin dhe reformat e mëtejshme. /aktiv