Thomas Countryman, zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë tha se ndryshimi i kufijve në Ballkan është i papranueshëm dhe madje i rrezikshëm.
Në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, zyrtari i lartë amerikan tha gjithashtu se njerëzit në Kosovë dhe Serbi presin rezultate nga bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës që po zhvillohen në Bruksel.
Ai hodhi poshtë idenë e shprehur së fundi nga ministri i brendshëm serb Ivica Daçiç për mundësinë e ndarjes së Kosovës. Ai tha se çështja e ndarjes apo e statusit të Kosovës nuk është pjesë e bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Për Shtetet e Bashkuara, për Kosovën, dhe për shumë vende tjera të BE-së kjo është e qartë. Për Shtetet e Bashkuara ndryshimi i kufijëve është jo real, i papranueshëm madje edhe i rrëzikshëm.”
Lidhur me synimet e Serbisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, zëvendës ndihmës sekretari i shtetit tha se nuk mendon që Serbia mund të pranohet në Bashkimin Evropian pa pranuar realitetin e ri të krijuar në Kosovë.
“Natyrisht çështja se kush pranohet në Bashkimi Evropian është punë e Brukseli dhe jo e Uashingtonit. Por unë mendoj se Bashkimi Evropian nuk është i gatshëm të pranojë në gjirin e tij një vend tjetër që ka pretendime territoriale. Unë nuk e shoh mundësinë e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian për sa kohë që Serbia nuk e pranon realitetin e krijuar në Kosovë.”
Lidhur me bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës ndihmës zëvendës sekretari Countryman tha se ato po shkojnë më mirë se ç’është pritur. /aktiv