Arti performues merr frymë në Kosovë....

(Prishtinë, Maj, ’14) Arta Gashi, Artiste      

Takoni Arta Gashi! E prirur nga arti që nga fëmijëria, Arta, një gocë energjike nga Prishtina, i drejtohet aktrimit që në moshë të re. Për të kërkuar sfidimin krijues, ajo pastaj i drejtohet Londrës ku vazhdon studimet pasdiplomike dhe punon si artiste performuese për disa vite. Arta, tani sa vite gjindet në Prishtinë ku jeton dhe punon, pa lodhje dhe kërkesë për mirënjohje, në edukimin shoqërorë dhe kulturorë përmes artit performues.
                (Prishtinë, Shtator, ’12) Po, kënaqësia ime...   

Arti performues është thelbësisht i pakufizuar në shprehje. Ai mund të merr forma të ndryshme, njejtë sikurse që mund të zhvillohet edhe në vende të ndryshme. Megjithatë, rrënjësisht, arti performues vjen me disa përgjegjësi për artisti/en. Arta thotë që “arti performues ka përgjegjësinë e pasqyrimit të realitetit socio-ekonomik...”, me fjalë tjera, artistët performues (të cilët jo rrallë definohen gabimisht si artistë të rrugës!) kanë për obligim të shfrytëzojnë në mënyrë aktive shkathtësitë e tyre artistike për ngritjën e vetëdijës sociale.

 (SHKA, Prizren, Dhjetor, ’13) Memories of a Clown Performance – contact dance (Fiki Miftari majtas)

Këtu edhe mbase qëndron dallimi në mes të saj dhe shumë artistëve të tjerë në Prishtinë e më gjerë. Arta dallohet me punën e saj me fëmijë, posaqërisht me ata fëmijë dhe individ të tjerë që gjenden në situatë të pafavorshme. Me rezultate frymëzuese por me modesti tregimi, Arta rrefën për projekte te ndryshme humanitare të cilat i ka zbatuar kohëve të fundit. 

(Amsterdam, May, ’13) Akrobacione në park (Nikola Dojincevic, nën)

Ajo fillon me Seeds of Change, një projekt ku të rrinjtë u mësuan xhonglimi, një praktikë që vazhdon të ushtrohet nga këta individ. Gjithashtu, edhe projekti Hapi Sytë, një fushatë kundër dhunës për fëmijë, ishte nji projekt ku Arta gjeti një angazhim të thellë. Sidoqoftë, një aktivitet që ja vlen të përmendet, është bërja e koreografisë për një shfaqje për të rinjtë me aftësi në zhvillim, ku arriti të ndërlidh teatrin, monologun, vallëzimin dhe videon dhe ti fuqizon këta të rinjë përmes artit performues. 

(Teatri Kombtar, Prishtinë, Dhjetor, ’13) Shfaqja e të rinjëve me aftësi në zhvillim

E pyetur se cilat janë sfidat e një artisti performues në Kosovë ajo përmend disa. Mungesa e mjeteve financiare për aktivitete dhe kompenzimi adekuat janë shumë brengosëse për Artën, meqë kjo në një mënyre tregon sa ka rëndësi arti performues për shoqërinë. Si sfidë e rradhës ajo paraqet mungësën e bashkëpunimit në mes të artistëve në Kosovë. E fundit por jo më pak e rëndësishme, Arta rrëfen për realitetin e hidhur të instrumentalizimit politik të hapsirës artistike në Kosovë. Neutrale në qëndrimet e saja politike, ajo vazhdon të ndëshkohet në një mënyrë nga monopolet kulturore për apolitizmin e saj.

(Prishtinë, Maj, ’14) “Mungon bashkëpunimi në mes të artistëve në Kosovë” – Arta Gashi

Apeli i Artës: të respektohet artisti, duke filluar nga qetësia në sallën teatrale e deri tek mbështetja institucionale. Së dyti, edukimi i gjeneratave të reja duke filluar që nga mosha më e re. Pa rini nuk ka ardhmëri! 

(DokuFest, Prizren, Korrik, ’13) “Puna me fëmijë është shumë specifike, strategjike dhe pedagogjike.” – Arta Gashi



Xhevdet Gegollaj, Prishtinë



Imazhi i Gamerave të Kosovës

Si gamerkë nën hijen e minoritetit të gjinisë femërore të involvuara në industrinë e lojërave… në Kosovë nuk është e pazakontë e as e çuditshme të ndjehesh si Waldo. Të gjithë duket se janë në kërkim tëndin – qoftë meshkujt që të të “martojnë”, ose femrat tjera që të “vërtetojnë që nuk janë të vetmet” – mëqenëse të rrallë janë ata që besojnë në një fenomen të tillë. Në një komunitet ku të jesh i pazakontë shkon paralel me nivelin e mbrapshtisë së individit në fjalë… rinisë tonë nuk u mbetet zgjidhje tjetër përpos mbyllja në vetvete dhe përjashtimi i dëshirave personale që nuk janë në përputhje me standardet e shoqërisë. Lojërat si koncept gjithmonë kanë synuar të thejnë standardet. Ato të bëjnë njeri tjetër; të japin emër, prapavijë, nxitin mendime e ndjenja, pasion, dashuri, virtyte – të prezentojnë një botë tjetër të cilën e bëjnë gjithmonë e më të manipulueshme, e në jetën e përditshme njerëzit gjithnjë e më shumë humbin kontrollin. Lojërat kanë guxim të trajtojnë tema kontroversiale – duke të bërë TY pjesë të një bote kontroversiale. Ato kanë guxim të testojnë durimin e reziliencën tonë; lojërat JANË guxim i mishëruar, tentimi në një realitet të imagjinuar dhe trajtimi i tij pikërisht prej perspektivës së parë (ose të tretë). Tërheqja ynë natyrale rreth eksperiencave të tilla nuk është fare e habitshme ose e papjekur – loja ka qenë pjesë e jetës tonë qysh në kohërat e njerëzve të parë: gjuetia! Çka me të vërtetë është për t’u mallkuar është aftësia e shoqërisë tonë të mbysin dhe moralisht dënojnë dëshira ose aspirata në lidhje me to. Personalisht, kur për herë të parë (dikund rreth vitit 2000) hyra fshehtas në dhomën e vëllaut për të ndezur PC-në e tij dhe ndeza lojën e parë në jetën time (Hitman Codename 47), ajo u bë imazh i përjetshëm në mendjen time. Imagjinata nuk kishte më të ndalur – isha e bindur që gjithçka ishte e mundur – e nga aty e pashë që kisha ku t’e derdhja dhe kultivoja. Shpikja lojëra në mendjen time dhe gjeja shoqëri që t’i luaja me ta… derisa u rrita, e obligimet më erdhen si me postë. Lojërat u shuan, jeta vazhdoj e imagjinata ngeci. Derisa ktheva vëmendjen tek pasioni i humbur.
Our little corner...

Një ditë në Kinema

Për të treguar një ditë tuajen në kinema se pari duhet të dini se cfar është Filmi?



FILMI…


Filmi, ndryshe nga artet e tjera, është kombinim i të gjitha formave tjera të artit në një;
letërsisë, arteve vizuele, arteve performuese, muzikës - gjithcka përzihet dhe kombinohet
në filmë.
Filmi na lejon neve që të hulumtojmë kompleksitetet e situatave njerëzore. Filmat
e mirë duhet të kombinojnë emocione dhe ndjenja të shumta në të njëjtën kohë, dhe
përgjithësisht parashtrojnë një apo më shumë qështje dhe tematika, një film i mirë zakonisht nuk jep përgjigje, por të lë të vendosësh vetë dhe të gjesh përgjigjen.
Ne i përdorim filmat për të mësuar historinë, për ta shpjeguar shkencën, për t'i jetësuar
veprat e mëdha letrare.

Premier në kineman ABC (data)

Në kineman ABC  do të keni mundesi të shikoni në 3D Premierën e filmin më të ri botëror.

The Amazing Spider Man 2

The Amazing Spider Man 2

Premier në kineman ABC (22 Maj 2014)

Në kineman ABC  do të keni mundesi të shikoni në 3D Premierën e filmin më të ri botëror

X-MEN: “Days of Future Past” 3D


 X-MEN: Days of Future Past

Thyhet krejtësisht mbrojtja e iPhone

New York - Kompania ruse ElemSoft, e specializuar për forenzikë kompjuterike, ka bërë të ditur se ka zhvilluar veglën e cila policisë dhe agjencive qeveritare do t’i mundësojë qasje më të shpejtë në fajll sistemin e kriptuar në Apple iPhone.
Qasja në fajll sistemin e iPhone nuk është punë e lehtë pasi që shfrytëzohet kriptimi harduerik i bazuar në standardin AES-256. Mbrojtje të tillë shfrytëzojnë iPhone 3GS dhe 4, iPad dhe gjenerata e fundit e iPod Touch, ndërsa me të mbrohen shumica e të dhënave në aparatin e shfrytëzuesit, përfshirë edhe porositë SMS, posta elektronike, të dhënat për thirrjet, historia e surfimit nëpër Internet, passwordet, fotografitë dhe përmbajtje tjera të ndryshme.
Për thyerjen e mbrojtjes nevojitet qasje fizike në aparat, ndërsa i tërë procesi zgjat rreth 20 minuta. Pasi që mbrojtja AES-256 praktikisht është e pamundur të thyhet me “brute force” për gjetjen e çelësit shfrytëzohet sulmi në nivel harduerik, gjegjësisht ElemSoft me veglën e vet për nuk “sulmon” të dhënat, por çipin i cili i shifron. Të dhënat e shifruara me çelësin i cili ndahet nga shifra prej katër shenjave e cila shfrytëzohet për qasje në pajisjet e bazuara në iOS 4, që do të thotë që ka vetëm rreth 10.000 çelësa të mundshëm për shifrim. Prandaj ElemSoft shfrytëzon vetë çipin për të sulmuar të dhënat me “brute force” dhe për të gjetur çelësin adekuat.
Në ElemSoft theksojnë që nëse është në disponim dhe lidhje instalimi i iTunes në kompjuter, atëherë përmes çelësit (escrow key) të ruajtur në fajllat e iTunes të dhënave mund t’u qasen praktikisht menjëherë.
Pasi që me ndihmën e veglës së ElemSoft mund të arrihet praktikisht deri tek të gjitha të dhënat në iPhone, kjo kompani është shumë e kujdesshme në kuptim të planeve komerciale. Kështu tani për tani e ofrojnë vetëm për policinë, shërbimet e sigurisë dhe organizatat tjera qeveritare.

FSK-në s’e lë KFOR-i të marrë kompetenca policore

Prishtinë, 3 qershor – Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka vendosur që të heshtë rreth projektmemorandumit të ministrisë së tij dhe asaj të Punëve të Brendshme, e cila do të mundësonte përdorimin e Forcës së Sigurisë për t`i kontrolluar turmat dhe protestat e mundshme. 
Gazeta ka provuar gjatë gjithë ditës që të bjerë në kontakt me ministrin, por janë përgjigjur këshilltarët e tij, të cilët nuk janë prezantuar dhe kanë thënë se “ministri nuk është i gatshëm të flasë për projektmemorandumin”.