Arti performues merr frymë në Kosovë....

(Prishtinë, Maj, ’14) Arta Gashi, Artiste      

Takoni Arta Gashi! E prirur nga arti që nga fëmijëria, Arta, një gocë energjike nga Prishtina, i drejtohet aktrimit që në moshë të re. Për të kërkuar sfidimin krijues, ajo pastaj i drejtohet Londrës ku vazhdon studimet pasdiplomike dhe punon si artiste performuese për disa vite. Arta, tani sa vite gjindet në Prishtinë ku jeton dhe punon, pa lodhje dhe kërkesë për mirënjohje, në edukimin shoqërorë dhe kulturorë përmes artit performues.
                (Prishtinë, Shtator, ’12) Po, kënaqësia ime...   

Arti performues është thelbësisht i pakufizuar në shprehje. Ai mund të merr forma të ndryshme, njejtë sikurse që mund të zhvillohet edhe në vende të ndryshme. Megjithatë, rrënjësisht, arti performues vjen me disa përgjegjësi për artisti/en. Arta thotë që “arti performues ka përgjegjësinë e pasqyrimit të realitetit socio-ekonomik...”, me fjalë tjera, artistët performues (të cilët jo rrallë definohen gabimisht si artistë të rrugës!) kanë për obligim të shfrytëzojnë në mënyrë aktive shkathtësitë e tyre artistike për ngritjën e vetëdijës sociale.

 (SHKA, Prizren, Dhjetor, ’13) Memories of a Clown Performance – contact dance (Fiki Miftari majtas)

Këtu edhe mbase qëndron dallimi në mes të saj dhe shumë artistëve të tjerë në Prishtinë e më gjerë. Arta dallohet me punën e saj me fëmijë, posaqërisht me ata fëmijë dhe individ të tjerë që gjenden në situatë të pafavorshme. Me rezultate frymëzuese por me modesti tregimi, Arta rrefën për projekte te ndryshme humanitare të cilat i ka zbatuar kohëve të fundit. 

(Amsterdam, May, ’13) Akrobacione në park (Nikola Dojincevic, nën)

Ajo fillon me Seeds of Change, një projekt ku të rrinjtë u mësuan xhonglimi, një praktikë që vazhdon të ushtrohet nga këta individ. Gjithashtu, edhe projekti Hapi Sytë, një fushatë kundër dhunës për fëmijë, ishte nji projekt ku Arta gjeti një angazhim të thellë. Sidoqoftë, një aktivitet që ja vlen të përmendet, është bërja e koreografisë për një shfaqje për të rinjtë me aftësi në zhvillim, ku arriti të ndërlidh teatrin, monologun, vallëzimin dhe videon dhe ti fuqizon këta të rinjë përmes artit performues. 

(Teatri Kombtar, Prishtinë, Dhjetor, ’13) Shfaqja e të rinjëve me aftësi në zhvillim

E pyetur se cilat janë sfidat e një artisti performues në Kosovë ajo përmend disa. Mungesa e mjeteve financiare për aktivitete dhe kompenzimi adekuat janë shumë brengosëse për Artën, meqë kjo në një mënyre tregon sa ka rëndësi arti performues për shoqërinë. Si sfidë e rradhës ajo paraqet mungësën e bashkëpunimit në mes të artistëve në Kosovë. E fundit por jo më pak e rëndësishme, Arta rrëfen për realitetin e hidhur të instrumentalizimit politik të hapsirës artistike në Kosovë. Neutrale në qëndrimet e saja politike, ajo vazhdon të ndëshkohet në një mënyrë nga monopolet kulturore për apolitizmin e saj.

(Prishtinë, Maj, ’14) “Mungon bashkëpunimi në mes të artistëve në Kosovë” – Arta Gashi

Apeli i Artës: të respektohet artisti, duke filluar nga qetësia në sallën teatrale e deri tek mbështetja institucionale. Së dyti, edukimi i gjeneratave të reja duke filluar që nga mosha më e re. Pa rini nuk ka ardhmëri! 

(DokuFest, Prizren, Korrik, ’13) “Puna me fëmijë është shumë specifike, strategjike dhe pedagogjike.” – Arta Gashi



Xhevdet Gegollaj, Prishtinë