Mustafa: Në krye të qeverisë, njerëz të paskrupullt


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e vlerësoi të dështuar qeverisjen 100 ditëshe të kryeministrit Hashim Thaçi, duke theksuar se në krye të kësaj qeverie ka njerëz të paskrupullt, të cilët tentojnë të mashtrojnë për çdo gjë.
Këto komente, Mustafa i bëri në një konferencë për media për vlerësimin e punës së Qeverisë së Kosovës.
Sipas tij, Qeveria Thaçi është qeveri e prangave, që synon gjithçka për veten dhe që nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet që i ka bërë.

Mustafa më tej tha se e vetmja gjë që ka bërë kjo Qeveri për Prishtinën është burgosja e atyre që kanë punuar, duke ua lëshuar në qafë Policinë e Kosovës, raporton Telegrafi.
Ai tha se e mbështet punën e Policisë së Kosovës, por nuk pajtohet që strukturat informale të udhëheqin me shtetin e Kosovës.
Gjatë kësaj konference, Mustafa prezantoi edhe ekipin e ekspertëve, siç ai e quajti “për një qeverisje demokratike”.
Duke folur për bisedimet me Serbinë, Mustafa tha këto janë në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës.
Ndërkohë, kryetar i komunës së Prishtinës, njëherësh edhe i LDK-së, si pozitive e vlerësoi marrëveshjen e arritur me kryeministrin Hashim Thaçi dhe drejtuesin e AKR-së, Behgjet Pacolli për tejkalimin e situatës politike, duke zgjedhur presidente Atifete Jahjagën.