
TIRANE- Ne diten e peste te procesit te numerimit, e gjithe vemendja eshte perqendruar ne KZAZ nr 49 te njesise 5 ku kane mbetur vetem 12 kutite e fundit per tu numeruar, vendimtaret per te percaktuar se kush do drejtoje kryeqytetit per 4 vitet e ardhshme, Edi Rama apo Lulzim Basha. Ndërkohë që në të gjitha bashkitë e tjera është mbyllur numërimi.
Në rang vendi "Alenanca për Qytetarin" ka 682 696 vota kundrejt "Aleancës për të Ardhmen" e cila ka marrë 612 781 vota, ndërsa partitë jo pjesë e koalicionit kanë marrë 70608 vota.
BOGDANI: KUTIA 55 E NJËSISË 5 NË FAVOR TË BASHËS
Ora 20:48- Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani në një prononcim për NEWS24 deklaroi se procesi i numërimit në njësinë nr. 5 po vazhdon dhe se kutia e fundit e numëruar, kutia 55 e kësaj njësie ka shkuar në favor të kandidatit të PD Lulzim Basha.
“Është një proces i gjatë por që sot ka avancuar. Rëndësi ka që cdo votë që qytetarët kanë hedhur duhet numëruar. Kishte entuziazëm sepse kutia e sapo mbyllur ishte në favor të zotit Basha me 48 vota më shumë. Ajo që është e sigurtë është se zoti Basha do vazhdojë të jetë në avantazh”, tha Bogdani.
TIRANE, NGUSHTOHET DIFERENCA BASHA 531 VOTA ME SHUME SE RAMA
Ora 20:10- Në Kryeqytet Lulzim Basha, kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin” po kryeson garën për Bashkinë e Tiranës me 531 vota më shumë kundrejt rivalit të tij Edi Rama. Të dhënat e fundit zyrtare nga KQZ për numërimin e 474 kutive nga 485 që janë gjithsej, tregojnë se Basha ka 123 166 vota kundrejt Ramës me 122 635 vota. Tashmë numërimi ka përfunduar në 10 njësi të Tiranës ndërsa mbeten edhe 12 kuti për t'u numëruar tek njësia nr.5.
ZGJEDHJET, BURGAJ: POLICIA KA ZBATUAR ME KORREKTËSI LIGJIN
Ora 19:05- Policia e Shtetit ka qenë gjatë gjithë kohës në zbatim të ligjit me korrektësi, deklaroi sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Duke folur për rolin e Policisë gjatë procesit për zgjedhjet lokale të 8 majit, Burgaj tha se, “deri në këto momente Policia e Shtetit ka qenë gjatë gjithë kohës në zbatim të ligjit me korrektësinë më të madhe”.
“Nuk ka asnjë rast denoncimi për asnjë punonjës të Policisë së Shtetit që të ketë shkelur ligjin”, tha ai.
Sipas tij, angazhimi i Policisë së Shtetit në këtë proces është vlerësuar edhe nga Ambasadori i OSBE, Ëolfarth, që ka theksuar se, Policia e Shtetit ka bërë një punë të shkëlqyer duke siguruar procesin e numërimit, një shërbim shumë i i rëndësishëm për qytetarët dhe për vetë demokracinë.
Deklarata e kreut të Policisë së Shtetit, Burgaj u bë në media pas një aktiviteti të organizuar ne Drejtorine e Pergjithshme të Policisë me rastin e dekorimit në përfundim të misionit të Këshilltarit të Lartë për çështjet policore në Zyrën e Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Klaas Los.
NJËSIA 5, NXIRREN JASHTË PERSONAT E PA AUTORIZUAR Ora 18: 55 Sipas gazetarit të NEWS24 Arbër Hitaj KZAZ e njësisë numër 5 ka marrë vendim që të nxjerrë jashtë ambinetit ku po numërohen votat personat e paautorizuar nga KQZ. Ky vendim vlen vetëm për vëzhguesit vendas dhe shkak për këtë vendim është krijimi i një ambineti të papërshtatshme që pengonte punën e numëruesve. Ndërkohë që procesi në këtë njësi është pezulluar për momentin derisa të bëhet verifikimi i personave të akredituar më parë nga KQZ. Gazetari Hitaj bën me dije se ky vendim është marrë vetëm në këtë moment të procesit të numërimit, ndërkohë që Kodi Zgjedhor përcakton se brenda sallës së numërimit të numërimit të votave nuk duhet të marrim pjesë vëzhgues të vilët nuk janë të akredituar nga KQZ. Vendimi për verifikimin e vëzhguesve në njësinë 5 nuk përfshin përfaqësuesit e medias, vëzhguesit e huaj dhe deputetët të cilët kanë imunitet.
KQZ, PS: INSPEKTORI TË VERIFIKOJË SHKAKUN E FLETËVË TË VOTITMIT TË DËMTUARA NË KZAZ-të PËRKATËSE Ora 18:40 Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e sotme ka diskuar në lidhje me problemet e hasura me disa fletë votimi në njësinë numër 5, ku disa fletë votimi sipas përfaqësuesit të PS, Genc Gjoncaj janë verejtur sa ka pasur disa gërvishtje të cilat mund të jenë edhë për shkak të prodhimit, ndërkohë që ka kërkuar që KQZ të dërgojë inspektorët që të shohin më nga afër problemin.
“Është vënë re një fenomen se fletë e votimit kanë pasur shënime. Nuk do dëshiroja që kjo gjë të merrte veprim të gabuar nga KZAZ përkatëse, ndërkohë që mund të dërgojmë inspektorët që të bëhen verifikimi i duhur. Sipas njoftimeve në brumin e letrës ishin shënime të letrës jo të votuesit. Nuk di as sasinë e fletëve. të dëmtua, në fletën e votimit kishte të gërvishtura të fletës”,- deklaroi Gjoncaj.
Ndëkohë që përfaqësuesi i Partisë Demokratike Njazi Kosovrasti nga ana e tij tha se nuk është problem që i përket KQZ pasi ajo i përket vetë KZAZ që e ka këtë problem .
“Që inspektorët të shkojën është normale. Por unë nuk mendoj që këto vlerësime të procesit dhe ato që kanë të bëjnë me vlefshmërin e fletëve të votimit nuk është në kopetencën tuaj port ë asaj KZAZ. nëse ka problem të kontestohen dhe pala që ka problem . Të vazhdojë puna pa i shqetësuar komisionerët”,- u shprej Kosovrasti
Nga ana e tij kreu I KQZ Arben Ristani u shpreh ase të dyja palët kanë të drejtë dhe se nuk është veprim i gabuar nëse inpektori shkon dhe vërteton një fakt të tillë, pastaj KQZ do marrë një vendim sa i përket problemit.
GARA PËR 12 KUTITË E NJËSISË NR.5
Ora 17:20- Njësia më problematike e këtyre zgjedhjeve ka qenë njësia numër. 5 dhe pikërisht KZAZ 49 ku ende nuk ka mbaruar numërimi i votave. Gara mes Ramës e Bashës mbahet e hapur pikërisht prej 12 kutive të panumëruara ende në këtë njësi. Deri në këto momente janë numëruar 53 kuti, prej të cilave rezulton se në avantazh është kandidati Rama me 16007 vota, ndërsa Basha ka 11920 vota. Ky proces është ndërprerë disa herë dhe është dashur shtimi i vëzhguesve ndërkombëtarë, mes të cilëve dhe ambasadorë të akredituar në Shqipëri që numëruesit t'i ktheshin punës normale. Pesë tavolina me 20 numërues janë vëzhguar nga dhjetëra sy, ku nuk kanë munguar dhe deputetë nga të dyja kampet politike.
GJERMENI: TË LEXOHET VOTA E QYTETARËVE SAKTË
Ora 17:17 Në njësinë numër 5 po vijon ende procesi i numërimit të votave. Tashmë është numëruar edhe kutia 53 dhe po pritet që procesverbali ti dërgohet KQZ. Gazetarët e NEWS24 raportojnë një prezencë të madhe të forcave të policisë, përfaqësuesve nga të dyja palët dhe militantëve të shumtë të Partisë Socialiste. Ndërkohë nga ambientet jashtë kësaj njësie deputetja e PS, Eglantina Gjermeni deklaron se po vijon procesi i numërimt dhe se kjo forcë politike pret një diferencë me 5000 vota në këtë njësi, por ky rezultat nuk pritet deri në mbrëmjen e sotme.
Sipas Gjermenit e rëndësishme është që vëzhguesit dhe numëruesit të punojnë të qetë dhe të numërojnë cdo votë në mënyrë transparente.
“Tani po numërohen të gjitha tavolinat përvec njërës për një motiv. Rezultati është pozitiv në favor të kandidatit Rama. Kemi dhe 12 kuti, dhe besojmë se do arriijmë 5000 vota diferencë. E rëndësishme është që të lexohet vota e qytetarëve në mënyrë transparente. Nuke besoj se ne brenda njësisë marrim presione nga jashtë e rëmdësishe është që ne të jemi të qetë dhe të mos kemi presion. E rëndësishme është që të lexohet vota që qytetarët kanë votuar”,- deklaroi Gjermeni.
NJËSIA 5, KADILLI: RAMS I DUHET NJË ALIBI PËR TË JUSTIFIKUAR HUMBJEN
Ora 16: 35 Deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli në lidhje me situatën e krijuar në njësinë 5 , u shpreh për gazetaren e NEWS24 se liderit socialist i duhet një alibi për të justifikuar humbjen, dhe po kapet tek sistemi, që sipas tij është transparent pasi po vëzhgohet nga dhjetra sy dhe kamera.
“Parashikimet tona kanë qënë që të mbarojnë që dje procesi i numërimit, por është e nevojshem që të gjendet një balancë, që nuk po gjendet mirë në njësinë numër 5. Por kutitë janë aty ne na mbetet vetëm ta numërojnë, por ngarkesa është e madhe. Frika e Partisë Socialiste vjen pasi janë mosbesues pasi kanë humbur zgjedhjet e 2009. Unë jam deputet dhe puna ime nëkëtë njësi është vetëm që të mbikëqyr dhe të mos ndikojmë në asgjë pasi pasi janë dhjetra kamera dhe sy që na ndjekin. Ramës i duhet një alibi që të justifikojë humbjen dhe kapet tek sistemi”,- tha deputeti demokrat Fatbardh Kadilli.
PD: DO BËJMË GJITHCKA QË ZËRI I QYTETARËVE TË LEXOHET
Ora 16:20 Partia Demoktratike i ka bërë thirrje numëruesve, komisionerëve dhe vëzhguesve që po vijojnë punën në njësitë kryesore në kryeqytet që të vijonë numërimin e votave të qetë dhe që të mos marrin parasysh presionin që po bëhet ndaj tyre nga ana e opozitës.
“Partia Demokratike falenderon numëruesit, komisionerët dhe vëzhguesit. Duke patur parasysh presionin që po bëhet ndaj tyre i fton që të vijojnë punën. Edi Rama duhet të kurojë panikun e humbjes me qetësues, dhe jo duke kërcënuar e ofenduar numëruesit, vëzhguesit e drejtuesit e Partisë Demokratike, në një përpjekje të qartë, për të njollosur demokracinë. Kërcënimet, presionet dhe retorika e rrugës, janë tiparet e vërteta të atyre që humbasin arsyen dhe logjiken. Ato nuk ulin tensionin apo përshpejtojnë procesin, përkundrazi e ngadalësojnë atë dhe tensionojnë situatën",- deklaroi Mustafaraj.
Sipas zëdhënëses për shtyp të PD, procesi i numërimit në njësinë 5 po vijon normalisht dhe në tranparencë të plotë, ndërkohë që akuzoi opozitëm se po i bën thirrje që të rrethojnë njësitë ku po vijon numërimi i votave.
“Numërimi në njësinë 5 po vijon dhe brenda 5 orësh janë numëruar 6 kuti dhe tani po numërohen 2 kuti të reja. Cdo votë do të lexohet në monitorë nga vëzhgues vendas dhe të huaj dhe kjo tregon tranparencë. Të gjithë po presin rezultatin dhe ne nuk kemi ndërmend tju përgjigjemi më të njëjtën gjuhë sic po bën Edi Rama. Ne nuk do i bejmë thirrje qytetareve që të rrethojnë njësitë. Do të bëjmë gjithçka, që leximi i zërit të qytetareve, të vijojë, sa më i shpejte, transparent, i saktë dhe i ndershëm. Këto zgjedhje, janë të lira, të ndershme dhe transparente dhe çdo tentative e Rames dhe Braçes, për t’i njollosur ato do të dështojë",- deklaroi zëdhënësja e PD, Albana Mustafaraj.
PARTITE NE RANG VENDI
Ora 14. 28 Deri ne oren 14. 28 minuta PS ka marrë 401 927 ndërsa PD 309 442 vota. Pas tyre renditet LSI që në shkallë kombëtare ka marrë 108 246 vota, e ndjekur nga PR me 67 039 vota, e më pas PDIU me 59 499 vota. PDS me 48 998 vota e PDK me 43 402 vota, PBDNJ me 38 183
KOALICIONET NE TIRANE
Në Tiranë sipas KQZ koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” ka marrë 101 689 vota, Aleanca për Qytetarin, 100 054 vota dhe partitë e tjera 3699 vota
NJESIA 5 NIS NUMERIMI ME 2 KUTI Ora 14. 45: Nis numerimi ne dy kuti te tjera, kutia 53 e 54.
KQZ EMERON NJE KRYETAR NE KZAZ 49
Ora 14. 45 KQZ u mblodh në orën 14. 30 minuta lidhur me miratimin e dy akteve për emërimin e një kryetari në KZAZ nr 49 dhe një numërues tjetër në një KZAZ tjetër.Në KQZ u ngrit shqetësimi për tabelat përmbledhëse për rezultatet e këshillat të minibashkive, të cilat janë me kokën e bashkisë së Tiranës , si dhe për përpunimin e rezulatit zgjedhor.
DEPUTETË “PUSHTOJNE” AMBIENTET E KZAZ PËR NJËSINË 5
Ora 14:30- Gazetari Artan Hoxha bën të ditur se shefi i policisë numër 2 i ka informuar se në ambientet e KZAZ ku po numërohen votat për njësinë bashkiake numër 2, ka prezencë të madhe deputetësh demokratë dhe socialistë të cilët po krijojnë probleme gjatë procesit të numërimit të votave.
Gazetari Hoxha bën të ditur se shefi I rajonit 2 të policisë i konfirmon rrëmujën më të madhe në këtë ambient duke shkaktuar dhe debate gjatë të cilave policia nuk mund të ndërhyjë për shkak të imunitetit të tyre.
“Në rast se do të ishte dhe kryeparlamentarja Topalli, këtu do të mund të zhvillohej një seancë parlamentare e vërtetë, ndërkohë që prezencën e deputetëve e ndalon Kodi Zgjedhor. Këtu duhet ndërhyrë me patjetër”, theksoi Hoxha për TVNews24.
Sipas Hoxhës duke se shtabet partiake të të dyja kampeve politkke, ajo demokrate dhe socialsite kanë rënë dakort vetë të ndjekin e monitorojnë procesin e numërimit të votave, ndërkohë që Kodi Zgjedhor e ndalon prezencën e tyre në të tilla ambiente.
NJËSIA 9, PAKUJDESI GJATË VOTIMIT, PËRFSHIHEN NË REZULTATE
Ora 14:25-Njësia numër 9 kanë mbetur pa numëruar dhe 2 kuti për këshillat bashkiakë. Por, ndërsa pritet që të përfundojë numërimi dhe për këto kuti, Ilirjan Hoxha, personi që merret me transferimin e të dhënave drejt serverit të KQZ bën të ditur se në KZAZ nr 53 në 6 qëndra votimi ka parregullsi të mëdha nga pakujdesia gjatë votimit, ku fletë votimi për kryetarët e Bashkisë janë hedhur drejt kutive për këshillat bashkiake e anasjelltas. Kjo pakujdesi sipas Hoxhës janë shënuar sit ë rregullta, problem që sipas tij tani duhet të zgjidhet nga KQZ.
“Tabelat e rezultateve kanë përfshirë në këtë shifër dhe fletë votimi që vijnë nga fletë të kutive të tjera. psh në ato për kandidatët janë futur fletë për këshillin bashkiak. Kjo gjë nuk sjell pasoja në vlerësim dhe rezultatet pasi cdo situatë është e dokumentuar, e evidentuar dhe e shënuar në procesverbale”, theksoi Ilirjan Hoxha.
BARE: FUNDI I NUMËRIMIT I QARTË BERISHA HUMBËS. JANE KERCENUAR KOMISIONERET TANE
Ora 14. 20 Deputeti socialist Besnik Bare e cilëson si të pazankonte mënyrën si po ecën procesi i numërimit. Ai beson se “kjo qendër padiskutueshmërisht do t’i japë fitoren Ramës. Fundi është i qartë.Berisha humbës , Do ti duhet ti pranojë humbjen Ramës”- deklaroi Bare në një prononcim për NEWS24.
AMBASADORJA BRITANIKE NE KZAZ 49 Ora 14:12 Si vëzhguese në këtë KZAZ e instaluar ne shkollen Vasil Shanto erdhi dhe vetë ambasadorja britanike.
PD, ALBANA VOKSHI: PROCESI I NUMËRIMIT I QETË DHE PA TENSIONE
Ora 14:05-Deputetja demokrate Albana Vokshi bëri të ditur nga njësia numër 5 ku ndodhet si vëzhguese se procesi i numërimit në këtë qëndër numërimi po ecën normalisht.
Ajo tha se procesi ecën ngadalë për shkak të mënyrës sesi numërohet, pasi vota lexohet, skanohet dhe shikohet nga vëzhguesit.
“Mënyra sesi është organizuar ky proces, pasi cdo votë duhet të numërohet skanohet se duhet të shihet nga vëzhguesit, e rëndësishme është që të numërohet dhe vëzhgohet nga të gjitha kampet. Mua më pëlqen të prek cdo votë vetë. Përsëris se tensionime nuk kam parë dhe sot nuk ka patur”.
NEWS 24, GAZETARI HOXHA: SINJALIZIME SE KANE KERCENUAR NUMERUESIT, DYNDJE DEPUTETESH
Ora 14:00- Gazetari investigativ i NEWS24 Artan Hoxha komentoi vonesën në numërimet e kësaj njësie si “një taktikë e shtabit të Bashës, për të përgatitur në detaje se ku është në gjëndje për të ekuilibruar rezultatin e në përfundim të sigurojë fitoren”.Që nga ora 10. 15 minuta kur ka nisur numërimi deri në orën 14.00 janë numëruar vetëm 3 nga 16 kutitë e mbetura për votat e kandidatit për kryetar bashkie. Gazetari Hoxha raporton për një përqëndrim të personazheve nga më të ndryshmet, edhe në procesin e numërimit, ( e njëjta deklaratë që u bë dhe nga deputeti Erion Brace, pak orë më parë). “Janë future personazhe që kemi parë edhe në tryeza të tjera të numërimit në KZAZ e tjera të Tiranës”- raporton Hoxha nga shkolla Vasil Shanto duke shtuar se ka “Sinjalizime për kërcënim pranë familjarëve të komisionerëve që numërojnë votat”
Janë shumë deputetë të cilët ndodhen në shkollën “Vasil Shanto” dhe presin si vëzhgues të nisë procesi i numërimit dhe të shikojnë përfundimin e tij. Artan Hoxha duke e përshkruar situatën me ironi tregon se “ Në sallë mungon vetëm Topalli për të zhvilluar një seancë të zakonshme parlamentare”
NJESIA 5, NUK NUMEROHEN KUTITE PER KANDIDATET RAMA- BASHA
Ora 13: 50 Në orën 13. 50 minuta nuk vazhdon numërimi për votat e kandidatit për kryetar bashkie të Tiranës. Numërohet vetëm në një këshill bashkiak. NEWS24 raporton për ndërrim të komisionerëve të numërimit, ndërkohë që vihet re një vëmendje e jashtëzakonshme nga deputetë të shumtë nga të dy kampet, ministra por dhe ambasadorë të cilët po vëzhgojnë procesin nga afër. NJESIA 9, PROBLEMET ME PROCESVERBALET E 7 KUTIVE TE VOTIMIT Ora 13. 40 KZAZ 53 në njësinë bashkiake nr 9 ka përfunduar numërimi, por në 7 kuti ka probleme me procesverbalin. Në kutitë ka pasur gabimisht të hedhur brenda edhe vota të anëtaërëve të këshillit bashkiak. Ky ka qenë dhe shkaku që rezultatet e 7 kutive në njësitë bashkiake nr.9 nuk janë bashkangjitur në rezultatin e KQZ.
TIRANE, ALEANCA PER TE ARDHMEN ME SHUME VOTA
Ora 13. 25 Sipas rezultateve të KQZ në Tiranë, kur janë numëruar 464 kuti nga 485 gjithsej : koalicioni ”Aleanca për të Ardhmen”në Tiranë ka marrë 101 689 vota. “Aleanca për Qytetarin” ka marrë 100 054 vota, ndërsa Partitë e tjera që nuk ishin përfshirë në koalicion kanë 3699 vota
PD: RAMA PRESION NUMERUESVE, KA FRIKE NGA REZULTATI
Ora 13: 25 Partia Demokratike akuzon kryetarin e PS, Edi Rama e drejtuesit e tjerë të PS-së se po përpiqet të prishin procesin “përmes kërcënimit duke hedhur akuza të pabaza prej talebani ndaj numëruesve”. “Tani që kanë mbetur pa numëruar 14 kuti votim, në frikën nën rritjen e rezultatit. Rama e shokët po i tregojnë anën më të keqe të tyre”- tha deputeti PD Gerti Bogdani në një prononcim për shtyp të orës 13. 20 minuta duke përsëritur se do të lexohet cdo votë
NJESIA 5, NE KUTINE E 52 RAMA 88 VOTA ME SHUME
Ora 13: 00 Në njësinë numër 5 është mbyllur kutia e 52 e votimit. Në këtë njësi Rama është në avantazh të thellë. Rama ka 15 334 vota kundrejt Bashës që ka 11367 vota. Në kutinë e 52 Rama është në favor me 88 vota.
NJËSIA 5, DHE 14 KUTI PËR NUMËRIM, RAMA NË AVANTAZH
Ora 12:00-Në KZAZ numër 49 po vijon numërimi i votave për njësinë bashkiake numër 5 të Tiranës. Krahasuar me ditët e tjera numërimi sot po vijon i qetë, pa tensione dhe mësohet se kanë përfunduar 2 kuti dhe kanë mbetur për numërim votat e 14 kutive të tjera. Kështu nga 65 kuti gjithsej në këtë njësi janë përfunduar numërimi i 51 kutive nga ku rezulton kandidati I PS, Rama me 3 974 vota para.
Ndërkohë jashtë KZAZ të vendosur në shkollën “Vasil Shanto” ndodhet dhjetra simpatizantë të PS që po presin në ankth rezultatin.
NIS NUMERIMI NE KZAZ 49, NJESIA 5
Ora 10: 27 Nis numërimi në KZAz 49 të njësisë bashkiake nr 5, ku ambasadori holandez i është bashkuar ambasadorit të OSBE, Ëollfarth. Numërimi ka nisur në 3 tavolina për këshillin bashkiak.
Greta Meta nga koalicioni i vëzhguesve vendorë në një prononcim për NEWS24 vlerësoi si mjaft pozitive praninë e ndërkombëtarëve në këtë KZAZ të cilën për ditën e djeshme e cilësoi si “një fushë stadiumi ku aktorë të ndryshëm kanë qenë prezent, përfaques të partive por dhe ndërkombëtarë. Prezenca e ndërkombëtarëve bënë që ritmi të ecën më shpejt. Sapo u larguan ndërkombëtarët ritmi vazhdoi në ato nivele të ngadalta”
WOLLFARTH TE NJËSIA NR 5: CDO VOTE TE NUMEROHET, S'KA NISUR ENDE NUMERIMI, RAMA NË AVANTAZH
Ora 09:00-Në njësinë bashkiake numër 5 pritet të vijojë numërimi i 16 kutive të fundit, rezultati i të cilave do të përcaktojë dhe fituesin për Kryetar Bashkie të Tiranës.
Procesi i numërimit në këtë njësi ka ecur ngadalë dhe më bllokime të herëpashershme nga ana e komisionerëve sa u desh ndërhyrja e ambasadorëve të huaj që procesi të rinisë ditën e djeshme.
Aktualisht kandidati i PS, Edi Rama ka 14 670 vota kurse kandidati i PD, Lulzim Basha ka 10 837 vota. Sot paradite pritej që numërimi i votave të kësaj njësise të niste rreth orës 08:30 minuta por, ndërsa ora shënoi 09:00 asnjë komisioner nuk është paraqitur ende në tryezat e numërimit. Ndërkohë në këtë qëndër të numërimit të votave kanë mbërritur përfaqësues nga PS si Pandeli Majko dhe Eglantina Gjermeni.
Pak para orës 09:00 në qëndrën e numërimit të votave të njësisë bashkiake numër 5 mbërriti dhe ambasadori i OSBE në vendin tonë, Eugen Wollfarth.
Në një prononcim për NEWS24 ambasadori i OSBE-së Wollfarth vlerësoi punën “e admirueshme” siç tha ai, të numëruesve duke shpresuar gjithashtu që numërimi në këtë njësi të nisë sa më shpejt.
“Cdo votë ka rëndësi në këtë proces dhe duhet lexuar. “- ka nënvizuar Wollfarth duke shtuar se “Duhet të kemi besim të përbashkët tek ky proces numërimi.
Sa i përket rolit të OSBE, dhe pranisë së tij në njësinë nr. 5 ambasadori tha “Ne po vëzhgojmë për të qenë më seriozë dhe prania jonë është për të përshpejtuar gjërat sepse zgjedhjet janë tepër të rëndësishme dhe sepse roli i OSBE/ODIR është për të monitoruar këtë proces.
NDERKOMBETARET VEZHGOJNE NUMERIMIN Procesi i numërimit në njësinë 5 ka qenë në vëmendje edhe të ndërkombëtarëve. Vetë ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu dhe ambasadori i KE, Ettore Sequi ai i OSBE-së, Eugen Volfart dhe ai holandez, Van Der Dol vëzhguan dje nga afër procesin e numërimit të votave.
Ata vizuan në orët e vona të mbrëmjes së djeshme KZAZ-në nr.49, të njësisë bashkiake nr.5, ku tensionet e forta mes komisionerëve të të dyja palëve u bënë shkak që ecuria e numërimit të votave të ishte tepër e ngadaltë.
Në një prononcim për median ambasadori Arvizu u shpreh se është me rëndësi që qytetarët të mësojnë sa më shpejt rezultatin e zgjedhjeve. Ndërkohë që Sequi tha se kishte ardhur për të parë personalisht me sytë e tij se si po ecën procesi “dhe kjo është detyra ime sepse zgjedhjet janë një test i rëndësishëm për pjekurinë e vendit”.
BASHA – RAMA Pavarësisht disavantazhit paraprak, kreu i Partisë Socialiste ripërsëriti dje qëndrimin e tij për fitoren e padiskutueshme në Tiranë. “Fitoren tonë nuk e luan topi. Këtë herë do kemi një rezultat të ngushtë, por është fitorja më e bukur në radhën e 4 fitoreve të radhës, pasi është fitorja e qytetareve" - deklaroi Rama.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha kërkoi nga numëruesit e votave që të mos ndikohen nga trysnia e garës së ngushtë mes tij dhe kandidatit Rama, por të bëjnë në mënyrë të saktë, të ndershme dhe të drejtë detyrën e tyre. “Unë kam marrë kryesimin e garës, por kjo nuk e ndryshon vendimin për të pritur numërimin e çdo vote pa vonesë dhe me transparencë”, - u shpreh Basha dje paradite në një konferencë të shkurtër për shtyp.
Shifrat zyrtare ne Tirane
Totali i koalicioneve dhe kandidatëve në TIRANE
Aleanca për Qytetarin 93.519 vota
Aleanca për të Ardhmen 95.091 vota
Njësia 1 39/39 QV39/39 kuti
Edi Rama 9913 vota
Lulzim Basha 9467 vota
nuk ka vota subjektesh
Njësia bashkiake 2 54/54 QV
Lulzim Basha 16.028 vota
Edi Rama 15.819 vota
Aleanca për Qytetarin 14.748 vota
Aleanca për të Ardhmen 15.391 vota
Njësia bashkiake 3 32/32 QV
Lulzim Basha 8.457 vota
Edi Rama 8.933 vota
Aleanca për Qytetarin 7.836 vota
Aleanca për të Ardhmen 8.348 vota
Njësia Bashkiake 4 43/43 QV
Lulzim Basha 11.000 vota
Edi Rama 10.860 vota
Aleanca për Qytetarin 8.467 vota
Aleanca për të Ardhmen 8.499 vota
Njësia bashkiake 5 44/65 QV
Lulzim Basha 9.695 vota
Edi Rama 13.252 vota
Aleanca për Qytetarin 8.088 vota
Aleanca për të Ardhmen 11.407 vota
Njësia Bashkiake 6 51/51 QV
Lulzim Basha 10.981 vota
Edi Rama 11.599 vota
Aleanca për Qytetarin 9.674 vota
Aleanca për të Ardhmen 11.228 vota
Njësia bashkiake 7 50/50 QV Lulzim Basha 13.556 vota
Edi Rama 14.049 vota
Aleanca për Qytetarin 13.075 vota
Aleanca për të Ardhmen 13.551 vota
Njësia bashkiake 8 30/30 QV
Lulzim Basha 9.761 vota
Edi Rama 7.265 vota
Aleanca për Qytetarin 7.101 vota
Aleanca për të Ardhmen 5.367 vota
Njësia bashkiake 9 29/41 QV
Lulzim Basha 8.290 vota
Edi Rama 7.623 vota
Aleanca për Qytetarin 5.835 vota
Aleanca për të Ardhmen 5.509 vota
Njësia bashkiake 10 25/25 QV
Lulzim Basha 6.266 vota
Edi Rama 5.702 vota
Aleanca për Qytetarin 5.871 vota
Aleanca për të Ardhmen 5.403 vota
Njësia bashkiake 11 55/55 QV
Lulzim Basha 13.402 vota
Edi Rama 10.720 vota
Aleanca për Qytetarin 12.824 vota
Aleanca për të Ardhmen 10.388 vota
ALEANCAT NE RANG VENDI
Në rang vendi "Alenanca për Qytetarin" ka682 696 vota kundrejt "Aleancës për të Ardhmen" e cila ka marrë 612 781 vota, ndërsa partitë jo pjesë e koalicionit kanë marrë 70608 vota. Sipas KQZ janë shpallur të pavlefshme 6373 vota. Sa i përket bashkive PS ka marrë 37 bashki, ndërkohë që PD ka marrë 28 bashki.
Sipas KQZ deri ne oren 11 janë shpallur të pavlefshme 18.480 vota ne rang vendi, ndersa 6236 vota te pavlefshme ne Tirane. /Aktiv
You are here: Home » Lajme »
Zgjedhjet, diferenca Basha-Rama 531 vota, të gjithë sy e veshë te Njësia 5