Kompania DTS premton zë më kualitativ në pajisjet e ardhshme mobile. Sipas fjalëve të tyre, Smartphone Android i LG-s, T-Mobile G2x, është pajisja e parë e tillë me çip zëri DTS Ultra Mobile.
Kjo kompani thotë se teknologjia e tillë ofron zë më të pasur dhe më kualitativ me thellësi dhe dimension të theksuar, çka do të jetë ideal për kënaqësi në muzikë dhe multimedia. DTS Ultra Mobile bazohet në dy teknologji, DTS Envelo dhe DTS Boost, kualitetin e zërit të të cilit DTS COO Brian Towne, e krahasojnë me atë në kinemave shtëpiake apo vetura.
Teknologjia DTS Envelo është meritore për vokale të pastra dhe definim të instrumenteve, derisa DTS Boost mundëson zë më të fortë dhe më të thellë pa dridhje. Kompania nuk zbulon detaje teknike të këtij çipi, të cilin së shpejti mund ta presim edhe në pajisjet e prodhuesve të tjerë.