Stale Solbaken, njeriu që drejtoi FC Kopenhagen në sezonin që sapo u mbyll, duke u kualifikuar për të tetat e finales së Champions League edhe pse ishte në një grup me Barcelonën, Panathinaikosin e Rubin Kazanin.
Ai është që tani një personazh kopertine. Një njeri tërheqës dhe fitues, ashtu si Zhoze Murinjo. Madje, është edhe portugez. Por, Andre Vilas Boas nuk ia ka dedikuar aspak ishshefit të tij trofeun e fituar të mërkurën në mbrëmje në stadiumin ” Croke Park” të Dublinit, ku Porto e tij mposhti 1-0 Bragën me golin e realizuar nga kolumbiani Radamel Falkao.
” Një dedikim i veçantë i shkon Pep Guardiolës, – tha Vilas Boas. – Ai për mua vazhdon të mbetet një inspirim i fortë dhe e di këtë. Është kjo arsyeja përse ia dedikoj atij këtë trofe”, shtoi trajneri i Portos.
Në një sezon ku u luajtën 4 klasike Real-Barça brenda 18 ditëve, zgjedhja merr një vlerë të veçantë. Vilas Boas zgjedh Barçën e Guardiolës dhe jo Realin e Murinjos. Arsyeja? Përpara se të niste karrierën e tij si trajner, ai kaloi një periudhë te Barcelona për të ndjekur nga afër stërvitet e skuadrës blaugrana.
” Atje mësova shumë gjëra. Si ajo, që nuk duhen futbollistët që nuk dinë të jenë as rezerva”, tha Vilas Boas.
Por, ai nuk e ka harruar plotësisht Murinjon. ” Ia dedikoj këtë Kupë edhe atij, por edhe z. Bobi Robson, që pati aq durim me mua”. Vilas Boas banonte në të njëjtin pallat me Robson dhe ai që 17 vjeç e mori si vëzhgues talentesh.
