Tek minibashkia numër 3 ka një garë të fortë mes socialistit Enver Sulollari dhe kryetarit aktual Ilir Kokona, i cili vjen nga rradhët e LSI-së. Ata ndahen me 150 vota kur mbeten pa u numëruar edhe 24 kuti votimi.
Në njësinë 4, Hysen Gjura i PD-së kryeson garën me 800 vota përballë kandidatit të "Aleancës për të ardhmen", Vahid Kalaja.
Në minibashkinë 5, aty ku pati një garë të fortë deri pasditen e së shtunës për kryetarin e bashkisë së Tiranës, nuk ka nisur numërimi për kryetarin e njësisë. Aty kandidojnë Jeta Seitaj dhe nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.
Në njësinë 6 në lagjen Kombinat, Krenar Cenollari është në avantazh me 1000 vota ndaj kryetares aktuale Luzhjana Abazi, përfaqësuese e LSI-së. Kur mbeten edhe 14 kuti, socialisti është para me 800 vota. Në avantazh është edhe kandidati socialist në minibashkinë 7 Erion Koka, i cili ka përballë kandidatin e PDIU-së, Krenar Alimehmeti.
E pamundur duket përmbysja e rezultatit në favor të socialistit Sadi Vorpsi, pasi në njësinë 8 demokrati Arben Tafaj është para me 1400 vota. Në njësinë 9 në kryeqytet ka një avantazh të lehtë të socialistit Edmond Halebi ndaj kandidatit demokrat Indrit Fortuzi, por janë numëruar vetëm 3 nga 41 kuti.
Në njësinë 10, Blendi Fuga është rikonfirmuar në krye të njësisë. Ai mundi në 8 maj rivalen socialiste, Enada Alikaj.Edhe në njësinë numër 11, demokrati Haki Mustafa është në avantazh përballë kandidatit opozitar Naim Asllani.