"Top Fest 8", përjashtohet Samanta Karavella

Këngëtarja simpatike,Samanta Karavella mendohej se do të largohej me një çmim të rëndësishëm nga ky edicion i tetë i "Top Fest"-it, por nga sa është mësuar, kjo gjë nuk do të jetë e mundur. 

Burime pranë festivalit kanë treguar për “Bluetooth” arsyen e vërtetë të këtij "skualifikimi". Samanta nuk ka shlyer ende detyrimet financiare për këngën dhe kjo gjë duket se e ka revoltuar shumë Big Basta-n. 

Ai është autori i të gjitha pjesëve përbërëse të këngës, duke filluar nga muzika për të përfunduar tek teksti. Pikërisht me të drejtën që i jep kjo autorësi, Big Basta ka dorëzuar pranë drejtuesve të festivalit një shkresë ligjore, përmes së cilës Samantës i ndalohet interpretimi i këngës pa kryer pagesën për të. 

Këngëtarja e suksesshme është nën menaxhimin e studios së reperit Big Basta që nga viti që lamë pas dhe ky ngërç në marrëdhëniet e tyre, na lë të kuptojmë se gjithçka do të ndërpritet këtu. Big City Studios ka realizuar disa prej këngëve më të njohura të Samantës gjatë këtij viti si ‘Le të jetë’ dhe ‘Start’, e cila erdhi në bashkëpunim me Big basta dhe Lyrical Son. /aktiv