Stewart: Vampirët janë seksi

Kristen Stewart, Foto: Getty Images
Ylli i “Twilight”, Kristen Stewart, mund t’i kuptojë njerëzit që thonë se vampirët janë seksi.

Aktorja 21 vjeçare luan rolin e Bellas në “Twilight” dhe ajo mund të kuptojë se pse karakteri i saj ka rënë në dashuri me atë të Edward Cullen, rol ky që interpretohet nga i dashuri i saj në jetën reale, Robert Pattinson.

“Vampirët janë shumë seksi. Mendoj se kjo është për shkak se ata mund t’iu ndezin deri në atë pikë sa ju vrasin. Është sikur frut i ndaluar. Nëse është diçka që nuk mund ta keni, atëherë natyrisht se dëshironi më shumë”, theksoi Stewart.