
Për pothuajse një dekadë Bugatti Veyron është njohur për shpejtësinë dhe çmimin e tij të tepruar. Por tani duket se supermakina me dezajn gjerman është rrëzuar nga krijimi i fundit i Lamborghini-t. Me një çmim prej 2.92 milionë dollarësh, vetura italiane, Sesto Elemento është 280,089 dollarë më e shtrenjtë se rivalja e saj më e afërt, Bugatti Veyron Super Sport. E vetmja kleçkë është fakti se automjeti nuk mund të drejtohet në rrugët e SHBA-së pasi nuk i plotëson kushtet e sigurisë së nevojshme për ta bërë të ligjshme. Kjo makinë në fillim u shfaq si një makinë koncept në Paris motor show, tetorin e vitit të kaluar. Sportive dhe me një dezajn revolucionar, shasia e saj është pothuajse totalisht e përbërë nga fibra karboni. Ajo mund të përshpejtojë nga 0 - 60 mph në më pak se 2.5 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 200 mph. Fuqia do t′i transmetohet nga një motor V10 5.2 litërsh i cili ka 600 kuaj-fuqi, në një veturë që peshon më pak se 1 ton. Sesto Elemento është një vitrinë teknike fantastike dhe do të kushtojë një shumë të madhe të parave por nuk do të ketë mungesë interesi ndaj Lamborghini-t. /aktiv