Schwarzenegger ndahet nga gruaja

Arnold Schwarzenegger nuk është duke jetuar më me bashkëshorten e tij Maria Shriver, derisa dyshja “punojnë për të ardhmen” e lidhjes së tyre.
Aktori i filmave “Terminator”, i cili deri në janar për shtatë vite ishte Guvernator i Kalifornisë, nuk është duke jetuar më me bashkëshorten e tij pas shumë “mendimeve, konsultimeve dhe diskutimeve”.
Megjithatë ata thonë se fëmijët Katherine, 21-vjeçare, Christina, 19, Patrick, 17, dhe Christopher, 13-vjeçar, janë “dritë” në jetët e tyre dhe ata do të “vazhdojnë” të jenë prindër të përbashkët për ta.
“Kjo ka qenë një kohë e shkëlqyeshme e tranzicionit personal dhe profesional për secilin prej nesh. Pas një kohe të gjatë mendimi, reflektimi, diskutimi dhe lutje, ne erdhëm te ky vendim së bashku”.
“Në këtë kohë, ne jetojmë ndaras derisa punojmë në të ardhmen e lidhjes tonë. Ne vazhdojmë të jemi prindër të katër fëmijëve së bashku. Ata janë drita dhe qendra për të dy prej nesh. Ne e konsiderojmë këtë si çështje private, dhe asnjëri prej nesh dhe asnjë prej miqve dhe familjarëve tonë nuk do të bëjë komente të mëtejme”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ish-çiftit.