Rikthimi i Unikkatilit, të shtunën?!

Rebel a.k.a Unikkatil
Ditë më parë kemi raportuar se një prej reperëve më të mëdhenj shqiptar, Rebel a.k.a Unikkatil do të rikthehet në skenë si pjesë e disa bashkëpunimeve, mirëpo rikthimi i mbretit të repit pritet të ndodhë më shpejtë nga sa është pritur.

Siç mësojmë nga burimet, Unikkatili tashmë ka realizuar një këngë në bashkëpunim me Besnikun e 2po2, që pritet ta shënojë dhe rikthimin e reperit që vepron jashtë vendit.
Unikkatili pritet që në fund të këtij viti të lansojë dhe albumin e tij të ri, ndërsa nëse ndodh që të rikthehet të shtunën në hit projektin me 2po2, atëherë kjo do të ishte kënga e parë e reperit të TBA pas plot katër vitesh.Aktiv