Pas shumë kohësh kemi lajme të mira për adhuruesit e "Honda-s". Të dhënat e fundit flasin se Ferrari japonez do të ketë pasardhës. Natyrisht në pyetje është Honda NSX një model I vlerësuar më së shumti.
Lajmin e ka konfirmuar presidenti i “Honda-s”, Ito Takanobu, në sallonin e automobilave në Shangai, i cili ka deklaruar për gazetarët e pranishëm se “Honda” është duke revitalizuar projektin e pasardhësit të NSX, pasi që në vitin 2008 është ndërprerë për shkak të krizës ekonomike që preku firmën.
Dhe jo vetëm kjo, por NSX do të fitojë edhe motorrin V10 i cili edhe më parë është paralajmëruar, por është shumë i mundshëm edhe tërheqja hibride.
Për çdo rast, 500 KF është kufiri i poshtëm, ndërsa prioritet mbetet performanca e lartë. Të rikujtojmë, NSX origjinal është prodhuar për plot 14 vjet d
eri në vitin 2005. Ai kishte motorr V6 me benzinë të vendosur në mes./aktiv













