Rama kryeson me 481 vota më shumë se Basha

Të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numërimit të 324 kutive të votimit nga 485 gjithsej, tregojnë se kandidati i opozitës udhëheq me 481 vota ndaj kandidatit të mazhorancës Lulzim Basha. Deri tani Rama ka 86.463 vota ndërsa Basha 85.982 vota. Janë numëruar 324 kuti votimi nga 485 kuti votimi. Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PS-së Edi Rama ka 86 463 vota, nderkohe qe 85 982 vota ka Lulzim Basha i PD-së./