Prishtinë, 13 maj (Aktiv) – Prishtina dhe Hysi ketë fund javë në kuadër të javës së 28 në Raiffeisen Superligë luajnë si mysafirë dhe që të dyja këto skuadra shpresojnë në fitore. Prishtina i shkon skuadrës së Ferizajt që po lufton për mbijetesë, kurse Hysi i shkon skuadrës mjaftë të papërshtatshme, KEK-ut që tashme ka siguruar mbijetesën. Diferenca në mes këtyre skuadrave është vetëm një pikë. Ndërkohe ketë javë zhvillohet edhe një tjetër ndeshje interesante ku do të luanë Trepça dhe Besa. Të shtunën Liria – Trepça ‘89 (I. Kelmendi, G. Shala, F. Berisha) KEK-u – Hysi (S. Domi, A. Peshteri, N. Rraci) Të dielën Trepça – Besa (P. Hasani, O. Caka, M. Rrahimi) Ballkani – Flamurtari (H. Hajdari, B. Selimaj, F. Brahushi) Vëllaznimi – Drenica (I. Shuleta, S. Krasniqi, F. Agerbashi) Ferizaj – Prishtina (M. Ferati, S. Berisha, A. Latifi) (Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:00)