Poni e ngazëllyer me shtatzëninë

Këngëtarja nga Shqipëria, Poni, është tejet e ngazëllyer me shtatzëninë e saj, aq shumë sa që nuk ka hezituar që t’i ndajë momentet e bukura të saj me fansat në Facebook.
Krijuesja e hitit “Si Trëndafil” konfirmoi se është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe pos tjerash kërkoi edhe mendimin e fansave të saj në Facebook mbi gjininë që mund të ketë foshnja që bart ajo.
“Jam shtatzënë dhe jam në muajin e 5.... si mendoni, e kemi vajzë apo djalë?”, shkroi Poni në Facebook