Përfundon numërimi në njesinë 1, 10 e 4


Ka përfunduar numërimi edhe në KZAZ-në 48, në njesinë 4 ku kryeson Lulzim Basha me 11000 vota kundrejt Edi Ramës me 10860. 09:00- Përfundon numërimi në njesinë numër 10 dhe arë numër 1. Ku në njësinë 1 kryeson partia Socialiste ndërsa në atë numër 10 kryeson Partia demokratike. Në KZAZ-në 54 në njësinë 10 dhe në KZAZ nr 49 që përfshin Njësinë Bashkiake nr 1. Në njësinë 1, kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama ka kryesuar me 510 vota ndaj kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha. Rama ka fituar 9706 vota kurse kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, 9196 vota. Ndërsa në KZAZ-në 54 në njësinë 10 kandidati i djathtë Lulzim Basha kryeson me 499 vota kundrejt rivalit të tij Edi Rama. Basha në këtë njësi bashkiake ka marrë 5880 vota ndërsa kandidati i “aleancës për të ardhmen” Rama ka marrë 5381 vota.