Një burim nga grupi hetimor ka thënë për mediat se presidenti ishte shënjestra kryesore e Bin Ladenit. Nuk bëhet fjalë për urdhra konkretë, por një strategji të menduar mirë.
Hetuesit thonë se po vijon puna për të përkthyer të gjitha materialet e sekuestruara në aksionin e së dielës së kaluar. Ata kanë zbardhur edhe rrugën se si dërgonte e-maile. Ai shkruante në kompjuter materialin, e hidhte në një USB, e më pas e-maili dërgohej nga një internet kafe prej ndonjërit nga korrierët e tij.
Më parë ishte folur se objektivi ishte zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, por tani është saktësuar se ky i fundit nuk ishte në plan të vritej për shkak se nuk cilësohej aq i rëndësishëm.
CNN thotë se hetuesit amerikanë kanë marrë në pyetje vejushat e Bin Laden. Tre vejushat janë marrë në pyetje në grup, e jo veçmas. Edhe pse kanë qenë armiqësore, mësohet se gruaja e tij më e vjetër, ka treguar gjithçka