Nowitzki, sërish vendimtar



Dirk Nowitzki është treguar edhe njëherë vendimtar për Dallasin. Basketbollisti gjerman i udhëhoqi Mavericks drejt fitores së tretë ndaj Oklahoma Cityt në finale të Konferencës Perëndimore. Dallas bëri rikthim sensacional në 5 minutat e fundit, pasi në ato momente ishte në disavantazh prej 15 pikësh.


Loja e rregullt përfundoi baras, ndërsa në vazhdime shkëlqyen Mavericks, të cilët fituan me rezultat 112-105, për ta shtuar epërsinë në 3-1 në serinë e ndeshjeve. Nowitzki ka realizuar 40 pikë, derisa te Thunder më së shumti u shqua Kevin Durant me 29 pikë. /aktiv
Oklahoma City – Dallas 105-112
Oklahoma City: Durant 29
Dallas: Nowitzki 40