Muzika më e rrezikshme në timon

Muzika më e rrezikshme në timon
Londër, 19 maj - Nuk është gjë e zgjuar të dëgjoni Beastie Boyse ose Prodigy, ndërsa Coldplay dhe Jack Johnson janë zgjidhje e mirë.
Sipas hulumtimit të New Musical Express, madje 60 për qind e shoferëve ndryshojnë sjelljen gjatë ngasjes, varësisht nga muzika që e dëgjojnë. Kjo përqindje e madhe menjëherë i ka intriguar autorët të cilët kanë vendosur të bëjnë top listën e gjërave më të rrezikshme dhe më të sigurta për të dëgjuar gjatë vozitjes. 
Efekt relaksues kanë këngët e Jack Johnson, “Someone Like You” nga Adele dhe “Yellow” e Coldplay, edhe pse në anën tjetër është keq të dëgjohet muzika relaksuese në rast të rrugës së gjatë, të drejtë e të mërzitshme, sepse mund t’ju vërë në gjumë.
Vrulli dhe këmba që rëndohet në gaz fillojnë sapo të dëgjohen tingujt e parë të “Sabotage” nga Beastie Boys, “Firestarter” nga Prodigy dhe “Stronger” nga Kaney West.