Moss planifikon “festival” dasme


Martesa e Kate Moss dhe Jamie Hince do të jetë një “festival i vogël” që do të zgjatë “disa ditë”, shkruajnë mediat angleze.

Supermodelja, e cila do të martohet me rokerin e grupit “The Kills” më 2 korrik në një ceremoni në Oxfordshire, Anglinë juglindore, planifikon që dasma e tyre të zgjatë disa ditë dhe nuk është duke kursyer asgjë derisa përgatitet për këtë festë.

“Kate dëshiron që festa të mbahet mend dhe të duket si një festival i vogël. Ajo nuk dëshiron që dasmorët të largohen për disa ditë ashtu që po kujdeset të ketë shumë ushqim dhe argëtim. Ajo nuk kursen asgjë, edhe pse shumica e buxhetit sigurisht se do të shkojnë në alkool”, ka thënë burimi.