Sipas vlerësimeve të shkencëtarit Amerikan të cilat u anonçuan në konferencën vjetore të Bashkimit Europian për Promovimin e Shkencës “ndoshta ekzistojnë 100 mliard planente të ngjashëm me Tokën në Galaktikën tonë”. Deri tani teleskopët tanë kanë arritur të zbulojnë rreth 300 planete të jashtëm përtej sistemit tonë diellor. Astrofizikanti dr. Alan Bos deklaroi “se shumë nga planetet e jashtëm banohen nga forma të ndryshme jetësore”. Shumë planete të jashtëm nuk janë të banueshëm pasi
nuk përmbushin kriteret bazë për jetesë. Sipas dr. Bos “çdo yll si dielli ynë ka rreth vetes të paktën një planet si Toka. Me një përllogaritje të logjikshme rezulton se miliarda planete janë të ngjashëm me Tokën. Jo vetëm mund të jenë të banueshëm, por ndoshta mund të banohen” tha Bos me forma bakteriale jetësore si ato që kishte Toka para 3-4 miliardë vjetësh. Shkencëtari amerikan vlerësoi se misioni “Kepler” i NASA që do të filloj në Mars do të ketë si qëllim kryesor gjetjen e disa eksoplaneteve tokësorë, ndërkohë që të njëjtën gjë pritet të realizoj dhe misioni francez “COROT”, nëpërmjet një teleskopi satelitor në orbitë që nga 2006″. Shkencëtari vazhdon duke thënë se “ekzistojnë mjaft probabilitete që të gjenden planete si Toka në distancë 10-30 vite dritë nga planeti ynë”.
