Messi: Kjo është Barcelona më e mirë në histori

Lionel Messi paralajmëron skuadrën e Manchester United për përballjen e së shtunës duke u shprehur se kjo është Barcelona më e mirë në të gjithë historinë e futbollit. 
Barcelona e ka mposhtur Mançesterin në finalet e Ligës së Kampionëve në vitin 2009, 2-0 ku Messi shënoi golin e dytë. Sulmuesi shprehet se skuadra aktuale e Barcelonës është më e fortë se ajo e dy viteve më parë. 

"Kjo është padyshim Barcelona më e fortë ku kam luajtur, kjo është e sigurt", ka thënë Mesi për gazetarët. 

Messi më tej shprehet se Barcelona do të vazhdojë të fitojë shumë tituj edhe për shumë vite. Ai mendon se Liga e Kampionëve është kompeticioni më i madh që një lojtar mund të luaj pavarësisht Kupës së Botës. /aktiv