Mentori xheloz, Albëria i merr leje për çdo klip

Jo gjithnjë paraqitjet e këngëtareve tona janë aq të zakonshme dhe pa probleme dhe me të drejtë publiku pyet nëse bashkëshortët e kanë problem që gratë e tyre të dalin nëpër ekrane dhe evente, sidomos kur janë shumë seksi

Një rast të cilin kemi vendosur ta tregojmë këtë radhë, bën fjalë për këngëtaren Albërie Hadërgjonaj dhe bashkëshortin e saj, Mentorin. Ai është shumë xheloz, këtë e pohojnë disa miq dhe bashkëpunëtorë të Albëries. Siç tregojnë më tej ata, Albërien përveç që e mbështet në karrierë, ai e shoqëron gati në çdo vend. Këngëtarja duhet të konsultohet me bashkëshortin e saj për çdo skenar të paraqitjes, qoftë në videoklip apo në ndonjë dalje tjetër. Bashkëpunëtorët të cilët kanë punuar me këngëtaren, tregojnë se e kanë pasur shumë të vështirë të punojnë me Albërien, pasi ajo në çdo moment dhe gati për çdo skenë është dashur të konsultohet me Mentorin, duke e pyetur se “a bën kështu” apo “a pajtohesh ashtu”. Kjo gjë tregon se sa është xheloz Mentori dhe nuk i lejon një paraqitje dosido bashkëshortes. Nga kjo mësuam se edhe Anxhelina, vajza e tyre, që tashmë është bërë këngëtare, nuk e ka të lehtë paraqitjen e saj, sidomos duke llogaritur se i ati i saj mban llogari për çdo paraqitje të së ëmës dhe sigurisht edhe për të bijën.