Më 20 qershor, Argjentina – Shqipëria
Kombëtarja e Shqipërisë më 20 qershor do ta zhvilloj një ndeshje miqësore ndaj Përfaqësueses së Argjentinës së Lionel Messit në stadiumin ‘Monumental të Buenos Airesit’.
Mundësia e zhvillimit të kësaj miqësoreje është përmendur edhe më parë, por tani ka ardhur edhe konfirmimi nga selektori i argjentinasve, Sergio Batista, se kjo ndeshje do të zhvillohet. “Përveç Polonisë, me të cilën do të luajmë më 5 qershor, më 20 qershor do të luajmë kundër Shqipërisë në stadiumin e Buenos Airesit”, ka thënë Batista.