
Të dyja klubet më të njohura angleze të Premier Ligës kanë hedhur nga një hap flas në kampionat pasi janë mundur të dyja respektivisht nga Aston Villa dhe skuadra e Tottenham. Në javën e parafundit të Premier Ligës Liverpool është mundur në Anfield nga Tottenham me rezultatin 2-0. Tottenham me këtë rezultat i ka marrë vendin e pestë skuadrës së Liverpool dhe kjo bën që Liverpool të rrezikojv pjesmarrjen në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Për Tottenham shënuan Van der Vaart në minutën e 9′ dhe Modric me 11-metërsh në minutën e 56′. Një hap fals ka hedhur edhe Arsenal i cili është munudr nga Aston Villa me rezultatin 2-1 në stadiumin Emirates. Me këtë humbje arsenal rrezikon vendin e tretë pasi ndodhet vetëm dy pikë diferencë me Manchester City. Për Aston Villan shënoi Bent në minutat 11′ dhe 15′, kurse për arsenal shënoi në minutën e 90 Van Persie. /aktiv