Kuzhnjar: S’kemi arsye për të mos ftuar Kosovën

Varshava e kupton vendimin e Serbisë Rumanisë e Sllovakisë për bojkotimin e samitit të liderëve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Kështu ka deklaruar Roman Kuzhnjar, Këshilltari për marrëdhënie ndërkombëtare i presidentit të Polonisë. 
Samiti i Liderëve të Evropës Qendrore dhe Lindore do të mbahet më 27 maj në Varshavë. 

Serbia, Rumania dhe Sllovakia kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë për shkak se është ftuar si mysafire e barabartë me ta edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, raporton Rel. 

“Polonia e ka pranuar Kosovën dhe nuk ka kurrfarë arsye pse të mos e thërrasë presidenten e Kosovës (në samit dhe në takim me Obaman). Disa shteteve kjo nuk iu konvenon, por ne respektojmë vendimet e tyre”, ka thënë Kuzhnjar për radion polake. 

Zyra e presidentit Boris Tadiç ka thënë presidenti i Serbisë do të bojkotojë samitin e ardhshëm në Varshavë në shenjë proteste ndaj përfshirjes së Kosovës./aktiv